Nga mekanik bëhet aktor i famshëm në Kanada, historia frymëzuese e të riut shqiptar: Si hyra në botën e filmit

 Redi Zyka është ndër shqiptarët e sukseshëm në botë. Ai jeton prej vitesh në Kanadë dhe ia ka dalë që të depërtoj në kinematografinë e shtetit kanadez. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” rrëfeu rrugëtimin e tij nga mekanik drejt ëndrrës së madhe për t’u bërë aktorë.

Ai emigroi bashkë me familjen drejt Kanadasë në moshën 13 vjeçare, ku pas përfundimit të gjimnazit iu përkushtua shkollës për mekanik.  

Fillimet normalisht kanë qenë të vështira si çdo emigrant që largohet, isha i vogël, nuk dija anglisht. Kemi vajtur në Toronto në 2001, atje kam mbaruar klasën e 7 ishte shumë e vështirë pastaj fillova klasën e 8 lëvizëm në një qytet tjetër brenda provincës. Më pas kam filluar shkollën si mekanik për disa vite në 2016 u lidha me një agjensi aktrimi.

Ndërsa vetëm në moshën 28 vjeçare do të merrte pjesë në klasa aktrimi dhe në prova kinematografike.

Ishte gjithmonë në mendjen time për tu bërë, prita shumë se vetëm në atë kohë erdhën gjërat por gjithmonë e kam pasur në mendje. U lidha me një agjensi që nuk funksionoi mirë kur je i ri nuk e di mirë si funksionojnë gjërat .Më pas u lidha me një agjensi tjetër që jam edhe sot dhe ata më ndihmuan shumë, më dhanë disa role si figurant nëpër filmat amerikan dhe më vonë mu besuan role më të mëdha.

 Tashmë i janë besuar projekte të mëdha, duke arritur të marr role të rëndësishme në disa filma të rëndësishëm kanadez, ndërsa shprehet tepër mirënjohës për çfarë ka arritur deri më tani.

Unë zakonisht bëj filma që quhen ‘independent, kam punuar dhe me profesionist me famë botërore ku kam pasur role të mëdha. Sfida janë gjithmonë orët e zgjatuar, një skenë bëhet 24 herë, ndonjëherë jam larguar nga qyteti ku jetoj 9 orë larg, larg familjes.Kam pasur dëshirë të luajë rolet antagoniste  sepse më përshtaten më shumë.

Është kënaqësi e madhe, mdjehem shum i plotësuar dhe mirënjohës për çdo rol dhe arritjet deri tani.

Megjithatë të jesh aktorë nuk është e lehtë dhe pagesa nuk aq e kënaqshme sa për të mos bërë një punë të dytë sipas Redi Zykës.

Ne shqiptarët nuk jemi asnjëherë të kënaqur me pagesat. Paga është ok, por nuk është aq sa të fokusohesh vetëm tek ajo pjesë.

Përtej aktrimit, ai është baba i dy vajzave dhe drejton edhe një biznes privat.

Unë jam baba i dy vajzave dhe kam biznesin tim dhe merrem me ndërrimin e xhamave të makinave, merrem me biznesin dhe me aktrimin. Jeta në Kanada është shumë e vështirë, 7 ditë në javë punë. Rezultatet duken të bukura nga instagrami por duhet të punosh shumë që të arrish dicka.

Aktori shqiptar ndër të tjera rrëfeu edhe për projektet që po realizon momentalisht.

Tani kam mbaruar një reklamë që do të dali në fund të muajit dhe jam në xhirime të filmit ‘Longerevenge; që jemi në gjysmë dhe kemi dhe disa ditë për ta përfunduar. Po kam dhe dy filma të plotë me metrazh të gjatë që mund të dalin këtë verë.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë