Nga mesdita nuk ka më autobusë! Ndërpritet transporti urban në Tiranë dhe në Durrës

Nga mesdita nuk ka më autobusë! Ndërpritet transporti urban në Tiranë dhe në Durrës

TIRANË - Qeveria merr një tjetër masë kufizuese për të parandaluar koronavirusin. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur këtë mëngjes se nga sot në mesditë, nuk ka më transport urban në Tiranë dhe po ashtu as në qytetin e Durrësit.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se po bëhet gati transporti i dedikuar për mjekët dhe infermierët të cilët janë të detyruar të lëvizin për t'i shërbyer qytetarëve në këtë situatë që Shqipëria po kalon me prekjen nga COVID-19.

"Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe në Durrës. Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët", thotë Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:08
Veliaj sqaron se përse pati qarkullim të autobusëve sot në mëngjes: Nuk ka devijim nga urdhri

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar ditën e sotme se përse në mëngjes ka pasur qarkullim të autobusëve, ndonëse dje ka pasur një urdhër që pezullonte levizjen e tyre.

"Nuk ka devijim nga urdhri për autobusët! Sot e bëri edhe Italia. Por kush ishte turn i tretë mbrëmë do duhet ta rikthejmë në shtëpi mor shokë sot në mëngjes te fëmijët, për sa kohë s'kish dijeni mbrëmë. RriNeShtepi e sa më pak portale kontaminuese pranë vetës", shkruan Veliaj.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 12/03/2020 10:16

    Blloko edhe taksit se jan te rezikshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju