Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar ditën e sotme se përse në mëngjes ka pasur qarkullim të autobusëve, ndonëse dje ka pasur një urdhër që pezullonte levizjen e tyre.

"Nuk ka devijim nga urdhri për autobusët! Sot e bëri edhe Italia. Por kush ishte turn i tretë mbrëmë do duhet ta rikthejmë në shtëpi mor shokë sot në mëngjes te fëmijët, për sa kohë s'kish dijeni mbrëmë. RriNeShtepi e sa më pak portale kontaminuese pranë vetës", shkruan Veliaj.


Lajmi kryesor:

Nga mesdita nuk ka më autobusë! Ndërpritet transporti urban në Tiranë dhe në Durrës