Nga miq për kokë në armiq të përbetuar, ja VIP-at që nuk lanë gjë pa i thënë njëri-tjetrit

Nga miq për kokë në armiq të përbetuar, ja VIP-at që nuk lanë gjë pa i thënë njëri-tjetrit

Foto ilustruese

I kemi parë gjithmonë të bashkuar, ndoshta për shkak të profesioneve, për shkak të dueteve. Por disa prej tyre e vijonin miqësinë edhe jashtë studiove muzikore për shkak të gjërave të përbashkëta që gjenin tek njëri-tjetri. Mirëpo aq të dashur dhe aq miq të ngushtë sa ishin, u kthyen në armiq dhe sot shumë prej tyre për një arsye apo një tjetër nuk i flasin më njëri-tjetrit. “Shqiptarja.com” ju sjell më poshtë miqësitë e forta të showbizit shqiptar që u kthyen në armiqësi.

Genta Ismaili dhe Dafina Zeqiri

Dy këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Genta Ismajli 

Dy këngëtaret e dashura si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë nuk i gëzohen suksesit të njëra-tjetrës. Armiqësinë mes tyre e nxorri zbuluar menaxheri personal i Gentës në momentin që pati një konflikt mes tyre. Ai u shpreh se “Gentën e tmerron suksesi i Dafina Zeqirit dhe e shan shumë atë”. Dafina dhe Genta kanë qenë rivale të flakta gjatë viteve të fundit, me një ndarje 50 me 50 të fansave.

Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta

Dy këngëtaret, Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta

Kjo është një nga përplasjet më të komentuara të showbizit shqiptar, pasi degjeneroi në një dhunë të fuqishme fizike. Krisja mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës nisi në shown “Vip Shpija” në Kosovë. Në dukje ishte një zënkë banale dhe vetë ato të dyja u përpoqën ta kalojnë me sportivitet, duke uruar njëra-tjetrën për suksesin e radhës në festivalin “Kënga Magjike”. Por pak kohë më vonë dy vajzat u zunë keq me njëra-tjetrën. Të dyja artistet pretenduan pafajësinë dhe pas një procesi të gjatë gjykata vendosi që ta shpallte Rezarta Shkurtën jo fajtore ndaj akuzave të Radit, e cila nga ana tjetër ka thënë se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit. Nuk e dimë nëse gjyqi ka vazhduar ende, por një gjë është e sigurt: Këto të dyja nuk do të jenë më kurrë mike si më parë.

Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi

Dy këngëtaret shqiptare Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi

Ky është një sherr shumë i hershëm. Gjithçka nisi gati një dekadë më parë në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri. Ende nuk dihen arsyet se përse ato janë zënë atë kohë, veç thashethemeve se rrahja e tyre më shumë ka qenë për çështje politike sesa për çështje xhelozie. Në një intervistë që i është Adelina Ismajlit, ajo ka thënë se është shpallur e pafajshme nga rrahja. E ndërsa pyetjes nëse janë pajtuar këngëtarja i është përgjigjur se nuk e sheh të arsyeshme. Pas deklaratave të Adelinës, nuk ka munguar reagimi i këngëtares tjetër të njohur Leonora Jakupi, e cila ka kërkuar ballafaqim publik. “Asgjë nga ato që ka thënë nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalë në një studio ashtu kot dhe të thotë gjëra të paqena. Pse doli të flasë për këtë çështje pas 10 vitesh?! E ftoj në një debat publik, sepse, në ndryshim nga ajo, unë i kam gjërat e faktuara,”- ka thënë Leonora.

Noizy dhe Stresi

Dy reperët Stresi dhe Noizy

Këta dy repera duket se nuk do t’i hapin kurrë rrugë njëri-tjetrit. Janë bërë armiq të betuar që në fillimtë karrierave dhe konfliktet sa vijnë e thellohen. Madje pas një sulmi me thika ku u përfshinë fansat e grupit OTR,  Denis Dollapi përfundoi në gjendje kome. Kjo është një urrejtje që u ngjan lagjeve “geto” ku bëhet rep në Amerikë, por që shkaktojnë edhe viktima.

Altuna Sejdiu dhe Adelina Tahiri

Dy këngëtaret Altuna Sejdini dhe Adelina Tahiri

Dy këngëtaret nga Shkupi nuk shkojnë fare mirë me njëra-tjetrën. Shpesh kanë qarkulluar zëra se këngëtaret u bënë armikë  pasi të dyja janë përfolur për një flirt me Blerim Destanin edhe pse në fund të kësaj historie aktori nuk rezultoi në një marrëdhënie me asnjërën prej të dyjave. Në kohën që kanë qarkulluar këto thashetheme, Adelina ka pohuar se në jetën e saj e ka takuar vetëm një herë Blerim Destanin. Ndërkohë Adelina një armiqësi të heshtur të kësaj natyre e ka pasur me Genta Ismajlin për futbollistin Lorik Cana.

Big Basta dhe Samanta

Dy këngëtarët Samanta Karavella dhe Big Basta 

Ata patën një bashkëpunim mjaft të sukseshëm me titullin “Start” por që sot nuk flasin më me njëri-tjetrin. Samanta kohë më parë ka qenë pjesë e studios së “Big Bastës” dhe bashkëpunimi mes tyre dukej se ishte në rrugë të mbarë derisa nisën problemet. Sipas reperit, Samanta refuzoi t’i paguante lekët e këngës Big Bastës.

Dorina Mema dhe Enca Haxhiaj

Dorina Mema dhe këngëtarja Enca Haxhiaj 

Sherri mes tyre ka nisur në 2016-ën pasi Dorina Mema fitoi ‘DWTS’. Kjo e fudnit gjatë një interviste u shpreh se i vinte ta priste më gërshërë Encën për shkak të peshës.  Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i këngëtares. “Më fal, nuk promovoj njerëz budallenj dhe të mërzitshëm falas. Kërko për famë diku tjetër,”- shkruante Enca në Sapchat.

Roza Lati dhe Aurela Hoxha

Moderatorja Roza Lati dhe modelja Aurela Hoxha

Ishte moderatorja Lati ajo që e nisi konfliktin ku komentoi pamjen e jashtme të modeles Hoxha. E ftuar në ‘Da’Sara’ ajo tha: “Aurela do ketë patur frikë të vijë sepse nuk është reale. Reale nga personaliteti, se nga pamja e dimë që nuk është”. Më pas Roza i përmendi Aurelës edhe faktin që e çon i dashuri me pushime në Maldive dhe Tajlandë. Por Hoxha nuk regoi në asnjë rast, thjesht vendosi ta injoronte.

Çiljeta Xhilaga dhe Zajmina Vasjari

Dy këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe Zajmina Vasjari

Asnjëherë nuk është vërtetuar si konflikt. Por shpesh është përfolur se vajzat u zunë në fillimet e tyre për një të dashur. Megjithatë sot këngëtaret ruajnë një miqësi mjaft të mirë.

Çiljeta Xilaga dhe Filloreta Raçi (Fifi)

Dy këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe Filloreta Raçi

Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Çiljeta Xhilaga dhe Filloreta Raçi, dikur kanë qenë shoqe shumë të ngushta. Madje e ftuar në një emision televiziv, Çiljeta ka treguar se për shumë kohë ajo ka qenë mikpritësja e Fifit në Tiranë duke e mbajtur edhe në shtëpinë e saj. Mirëpo ka qenë Fifi, ajo e cila në një intervistë i ka kërkuar falje publikisht Çiljetës. Ajo ka deklaruar se Çiljeta Xhilaga është mërzitur me të pasi ajo i ka dhënë pak pikë për këngën e saj “Hajmali” gjatë konkurrimit tek “Kënga Magjike”

Ronela Hajati dhe Samanta Karavella

Dy këngëtaret Ronela Hajati dhe Samanta Karavella

Nga dy shoqe që shfaqeshin kudo bashkë u larguan krejtësisht nga njëra-tjetra. E pyetur në një intervistë, Ronela tha si me ironi, që Samanta është vajzë shumë e mirë dhe s’ka asgjë me të. Kohët e fundit ato janë pajtuar pasi Ronela postoi një video në ‘InstaStory’ duke kënduar këngën e Samantës “Zemrën maje”.

Enca Haxhia dhe Noizy

Dy këngëtarët Enca Haxhia dhe Noizy

Meqënëse ka ndodhur kohët e fundit ky ka qenë edhe sherri publik më i përfolur. Dyshja ende nuk është pajtuar me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi kur Enca e quajti veten ‘Selfmade’ e ndërsa reperi Noizy shprehej se ajo është bërë e famshme pas bashkëpunimeve me të. Shpesh herë thumbojnë njëri tjetrin në publik, dhe ende vazhdon një luftë e ftohtë mes tyre.

Ledion Liço dhe Noizy

Moderatori Ledion Liço dhe reperi Noizy

Gjatë hapjes së spektaklit “Top Award”, Ledion Liço përshëndeti të ftuarit dhe në një moment u ndal tek Noizy, i cili nuk kishte ardhur. “Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me makinën e tij ‘Ferrari’, dhe s’kishte ku ta parkonte. Kështu është kur shet mend me ‘Ferrarin’ e shokut,”- tha moderatori. Kaq mjaftoi që mes tyre të niste një luftë e ftohtë. Pak orë më vonë Noizy shkroi në Instagram se Liço duhet të falënderonte të dashurën për arritjet që ka.

Enca Haxhia dhe Beatrix Ramosaj

Dy këngëtaret Beatrix Ramosaj dhe Enca Haxhiaj 

Një foto ironike që këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj postoi në Instagramet me te pasmet dhe gjoksin e fryrë me photoshop bëri që të nisë i gjithë konflikti. Në fakt përshkrimi që Trixa i  vuri fotos ishte ai që nxiti sherrin. “Godass” shkruante Ramosaj dhe u mendua se e gjitha ishte një kunj për peshën e Encës, i lidhur dhe me këngën "Call me Goddess". 

Nuk vonoi edhe përgjijgia e këngëtares Enca Haxhia e vulosi armiqësinë mes tyre.“Ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia. Por shiko tani sot? Ku je ti? Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi tu fol për mu. Xhelozi e pastër edhe tek koncerti i shkollës kur tentoje të sabotoje prezencën time…”-shkroi Enca në një postim.

Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj

Dy aktorët Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj 

Dyshja e famshme mbahet mend që nga grupi “SHBLSH”. Ata të dy nuk ishin vetëm kolegë pune, por edhe miq shumë të mirë. Por lëvizjet në karrierë bënë që Juli dhe Genti të mos flisnin mëme njëri-tjetrin. Megjithatë i ftuar në “Xing me Ermalin” Juli nxori në njëfarë mënyrë “flamurin e bardhë” të paqes.

Floriana Garo dhe Ilda Gega

Moderatorja Floriana Garo dhe ish-banorja e Buig Brothe, Ilda Gega

Prishjen e miqësisë së tyre e nxorri në pah publikimi i disa fotove ku vajzat putheshin në buzë, kur Ilda Gega ishte ende banore e ‘Big Brother Albania’. Pas disa vitesh u kuptua që ajo vajza që puthej me Ildën ishte pikërisht moderatorja Floriana Garo. Ilda,e cila tashmë jeton jashtë vendit u shpreh se Floriana e ka përdorur atë për të arritur famë dhe për të qenë në vëmendjen e mediave.

Big Mama dhe Rovena Stefa

Dy këngëtaret Rovena Stefa dhe Big Mama

Big Mama u kap për flokësh me këngëtaren e muzikës popullore Rovena Stefa. Ajo u shpreh se Rovi i kishte marrë të dashurin. Artistja ka deklaruar se e kishte strehuar në shtëpi këngëtaren e muzikës popullore Rovena Stefa dhe e kishte ndihmuar që të ndërtonte një karrierë në Kosovë dhe si shpërblim, kjo e fundit “i kishte marrë të dashurin”. Rovena ka heshtur gjithmonë për këtë çështje.

Olti Curri dhe Soni Malaj

Këngëtarja Soni Malaj dhe blogeri Olti Curri

Dyshja e famshme u përballën në gjyq për shkak të një fotoje që blogeri postoi në facebook. Olti komentonte pozicionin e dorës së Sonit (e cila kishte prekur organin e saj gjenital) pasi shkruante: “Nderim Tunës”. Por mesa duket Soni dhe Olti kanë bërë paqe publikisht. Këngëtarja dhe opinionisti janë takuar në një festë në Durrës. I pyetur nëse i takon edhe personazhet me të cilët nuk flet Curri u shpreh: Unë flas me të gjithë, madje surpriza e surprizave këtu është Soni Malaj, me të cilën kemi pasur diçka të vogël.

7/18
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës