Nga ndarje në divorc, Paris SG bind Interin për blerjen e Icardi-t! Në fundjavë pritet edhe zyrtarizimi Cavani-t te zikaltërit

Nga ndarje në divorc, Paris SG bind Interin për blerjen e Icardi-t! Në fundjavë pritet edhe zyrtarizimi Cavani-t te zikaltërit

Ndërkohë që të gjithë presin lajme për rifillimin e kampionateve më në zë në Europë merkato zien dhe bëhet fjalë jo për emra dosido. E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan se pas disa mosmarrëveshjeve është gjetur gjuha e përbashkët për divorcin e përhershëm të Mauro Icardi-t me Interin, që këtë sezon luajti i huazuar për një vit te Paris SG.

Drejtori i Paris SG Leonardo, braziliani i cili më parë ka qenë edhe trajner i Interit, ka bindur zikaltërit të ulin pretendimet për 26-vjeçarin argjentinas. Marrëveshja nuk do të bëhet për 70 mln euro sa ç’ishte kërkesa e Interit, por për 60 mln plus bonuse, të cilat përshkruhen sit ë arritshme.

Nga ana tjetër Paris SG ka gjetur gjuhën e përbashkët me Mauro Icardi-n, më të cilët thuhet se ka rënë dakord për të firmosur deri më 2024. Sakaq rrugë të kundërt do të bëjë Edinson Cavani, që këtë verë sipas të gjitha gjasave do të firmosë me Interin.

Uruguajanit i përfundon kontrata me francezët në qershor dhe Interi tashmë i ka siguruar shërbimet e tij. Sipas “L’Equipe” ka mbetur shumë pak për t’u diskutuar dhe në fundjavë sipas të gjitha gjasave do të kemi zyrtarizimet nga klubet.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë