Nga nesër nisin leksionet online për provimet e maturantëve! Shahini publikon lëndët dhe oraret

Nga nesër nisin leksionet online për provimet e maturantëve! Shahini publikon lëndët dhe oraret

1583848676_besashahini.jpg

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar se nga dita e nesërme në orën 13:30 deri në 14:30 do të nisë RTSH hapësira e leksioneve për provimet e maturantëve, në lëndët matematikë, kimi dhe biologji.

“Nga dita e nesërme, maturantët do të kenë mundësi të përgatiten me leksione të lëndëve kryesore nga televizioni dhe hapësira online e krijuar posaçërisht nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. 

Në një postim të ri të ministres Besa Shahini drejtuar maturantëve, shkruhet se: “Duke filluar nga nesër, çdo ditë nga e hëna në të premten, ora 13:30-14:30, në programin RTSH Shkollë do të ketë një hapësirë të dedikuar vetëm për ju nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me leksione të lëndëve matematikë, biologji dhe kimi, në RTSH-1”.

Në këtë mënyrë, maturantët nëpërmjet mësimit nga televizioni dhe online do të mund të shfrytëzojnë më së miri kohën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi”, shkruan Shahini.

Ministrja njoftoi dje gjatë komunikimit me mediat se situata e krijuar nga koronavirusi nuk është arsye për shtyrjen e provimeve për maturantët, pasi këta të fundit mund të shfrytëzojnë kohën e pushimit për të avancuar me leksionet.


Lajmi kryesor:

Shahini falenderon mësuesit: Nga nesër nisin leksionet online për provimet e maturantëve! Ja lëndët dhe oraret (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë