Nga Njësia 7 nis ndërtimi i korsive për urbanët, Veliaj: Model i ri shërbimi

E lehtësuar nga qytetarët e larguar për pushime, shërbimet e bashkisë së Tiranës por shpejtojnë me projektet infrastrukturore në kryeqytet. Nga njësia 7 ka nisur puna për korsitë e dedikuara të autobusëve. Punimet u inspektuan nga Kryetari Erion Veliaj.

‘Po e fillojmë nga Njësia 7, në segmentit nga ‘Zogu i Zi’ në drejtim të ’21 Dhjetorit’ dhe ‘Vasil Shantos’, ku do të kemi edhe korsi për biçikletat dhe monopatinat. Sa më shumë inkurajojmë këto korsi, aq më shumë ngarkesë heqim nga rruga.”, tha Veliaj.

Projekti i korsive të dedikuara të shërbimit të autobusëve quhet “Urbani” dhe parashikon vendosjen e stacioneve edhe në Google Maps.

‘Ne kemi parë disa eksperimente shumë të suksesshme te ‘Rruga e Durrësit’, te Rr. ’Dritan Hoxha’, ku korsia e autobusëve është ekspres dhe komode. Autobusi ngadalësohet kur futet në trafik me makinat e tjera. Në këtë fazë të parë do të kemi disa ndërhyrje. Përpara se të blejmë autobusët e rinj, do duhet të ndërtojmë infrastrukturën.”.

Problematika që krijon trafik tek ‘Nyja e Kastriotëve’ apo njohur si kryqëzimi i Babrrusë tek ish-treshi, do të zgjidhet me një rrethrrotullim thotë Kryebashkiaku.

“Aty do të punojmë për një rrethrrotullim të madh, që do të jetë një shpëtim për të gjithë ata qytetarë që shkojnë e vijnë nga Tirana. Lidhet një lagje shumë e rëndësishme e Tiranës, që është pjesa e Njësisë 11 përtej lumit, si Kodër-Kamza, dhe sigurisht është lehtësim për të gjithë qytetarët fantastikë të Kamzës, një krah pune i jashtëzakonshëm që vjen çdo ditë në Tiranë, por edhe për studentët e mrekullueshëm të Kamzës, që vijnë për të studiuar në Universitet e Tiranës”, tha ai.

Projekti i transportit Publik ‘URBANI’, ka prioritet korsitë e dedikuara të autobusëve, tabelat informuese në stacion, ku do të shënohen vendndodhja, kodi unik i zonës, itinerarin dhe numrin e itinerareve, si edhe një diagramë horizontale, ku do të shpjegohen edhe gjithë ndalesat, por edhe shpeshtësia e autobusëve.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë