EKSKLUZIVE/ Nga nusja ruse e Ylli Pangos tek këngëtarët e dasmave, ‘heronjtë’ e Metës që i pajisi me shtetësi shqiptare në shkelje të ligjit si ‘asete kombëtare’

Ditën e enjte Presidenca reagoi kundër investigimit të Shqiptarja.com mbi skandalin e dhënies së nënshtetësisë nga Ilir Meta, duke pretenduar se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore janë ''familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë''. Por, në vijim të investigimit, rezulton se vetëm një pjesë shume i vogël e listës me 382 emra janë vërtetë intelektualë, njerëz të respektuar, artistë dhe familjarë të dëshmorëve, të cilët e meritojnë nënshtetësinë edhe duke shmangur procedurën e zakonshme e cila kërkon rreth 1 vit kohë.

Ndërkaq, pjesa tjetër janë njerëz të lidhur me histori korrupsionit dhe skandale të ndryshme kryesisht nga Kosova, të cilëve u është gjendur Ilir Meta, duke u hapur rrugën të marrin një pasaportë shqiptare dhe të lëvizin pa viza brenda Bashkimi Evropian. Ditën e djeshme publikuan një listës me personazhe të dyshimtë që janë pajisur me nënshtetësi nga Ilir Meta në emër të interesit kombëtar, ndërsa sot po sjellim emra të tjerë pjesë e qokave të Presidentit dhe muzikës tallava.  

Mes 382 emrave që Presidenti Ilir Meta u ka dhënë shtetësinë shqiptare pa plotësuar kushtet dhe zbatuar protokollet e sigurisë, me pretendimin se janë ‘asete të kombit’, janë ‘intelektualë të shquar’ dhe ‘familjarë dëshmorësh’, rezulton për shembull nusja e re ruse e Ylli Pangos, ish- ministër i Kulturës së Sali Berishës. Ajo është Maryna Yurii Pango (Lytvyneko/Korolkova), për të cilën Meta është vënë në lëvizje, duke shmangur procedurën e rregullt në dhënien e shtetësisë. Pjesë e listës është edhe Maria Vjacheslav Pacolli (Shichkova), nusja e Behgjet Pacollit, ish-president i Kosovës, biznesmen dhe kryetar i Partisë Aleanca Kosova e Re. Zonja në fjalë nuk plotësonte kushtet ligjore për fitimin e shtetësisë, ndaj Meta e ka futur në kategorinë e ‘asetit kombëtar’, duke i dhënë shtetësinë shqiptare pa procedura.

Në të njëjtën formë, shtetësinë shqiptare e ka marrë nga Ilir Meta edhe Rejhan Vuniqi, e cila shoqëron Behgjet Pacollit nëpër botë. Për ‘merita të veçanta’ dhe si ‘heronj’ janë pajisur me nënshtetësi nga Ilir Meta edhe disa persona, të cilët në fakt rezultojnë këngëtarë dasmash dhe të rrymës së njohur tallava. Ata janë Kujtim Aliu, Imer Rama, Naim Abazi, i cili është edhe bashkëshorti i Mihrije Braha, Shkumbin Kryeziu, Astrit Lekaj, Bekim Kryeziu, Fatmir Muja, autor këngësh etj.

Duke përdorur në mënyrë abuzive pikën 7 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, e cila parashikon dhënien e shtetësisë pa kushte dhe duke anashkaluar procedurat në raste shumë të veçanta dhe vetëm kur Shqipëri ka një interes kombëtar, Ilir Meta u ka dhënë shtetësinë edhe shefit të eskortës së Ramush Haradinaj, Arif Ahmetxhekaj, nuses së djalit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, Doruntina Lekaj, një praktikanteje tek ministria e Infrastrukturës, Gentiana Mushica, studentes Valëza Kastrati dhe gjyqtares Emine Salihi.

Në emër të interesit kombëtar, Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare pa plotësuar kriteret edhe modeles Majlinda Zeka, ish-partnerja e reperit Majk, pilotit Veton Breznica, një specialisteje në ministri Lea Shllaku, përfaqësuesit të një OJQ Lorik Muçaj, tatimores Anita Nikshiqi, kryetart të Shoqatës së Transportit Rrugor Ruzhdi Kurtishaj etj.

Duke parë këtë abuzim masiv dhe kthimin e Presidencës në fabrikë qokash me nënshtetësinë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi para disa muaj një ligj të ri për nënshtetësinë, duke forcuar kriteret dhe duke i kaluar ministrisë mundësinë për dhënien e shtetësisë për interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.

Ligji i ri u miratua në korrik 2020 por u kundërshtua ashpër nga Ilir Meta pikërisht nga heqja e kompetencës për të dhënë shtetësi në formë qokash dhe e ktheu për rishqyrtim në gusht. Kuvendi e miratoi edhe një herë ligjin pa asnjë ndryshim në fund të muajit shtator 2020, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, duke i dhënë fund historisë së skandalit me nënshtetësinë.

Por si në ligjin e ri, kështu edhe në ligjin e vjetër në çdo rast shtetësia shqiptare mund të fitohet nga shtetasi i huaj edhe kur nuk i plotëson kriteret, kur nuk përbën kërcënim sigurinë kombëtare. Dhe pikërisht këtë kontroll mbi sigurinë, presidenti e ka injoruar si në rasti e futbollistit ganez të klubi Tirana, Winnful Essua Joseph Cobbina, që ka fituar nënshtetësinë shqiptare nga Ilir Meta me një procedurë që ka zgjatur vetëm 8 orë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Mete: 17/10/2020 17:56

    Po ketij temit kur do ti japesh nenshtetesine?

    Përgjigju
  • Goni: 17/10/2020 14:09

    Te pakten ktu ku jetoj une eshte ministria e brendshme qe i propozon presidentit dhenjen e nenshtetsise nje qytetari te huaj.Atje vendos presidenti ne qef tijin? Nese eshte shkelur ligji duhet hequr nenshtetsia e cdokujt i eshte dhene ne kundershtim me rregullat dhe ligjet.

    Përgjigju
  • Për pencionistin: 17/10/2020 08:58

    O pencionist mëso Shqip o mavri se do vdesësh analfabet. Pencionist ska në Shqip po shkruhet pensjonist o i uruar. E pastaj meru me politik o analfabeti pencionist. E sa për Enver Hoxhën në kohën e tij ti bëje mutin në brek e tani të ka ardhur goja o gagaç. Zë ishe trim të flisje në atë koh jo sot o pencionist analfabet.

    Përgjigju
  • USA: 17/10/2020 00:04

    President kari, merret me dhenien e teneqeve per medalje te importuara nga Turqia dhe me dhenien e shtetesise shqipare me kengetaret tallava, spiune serbe qe jetojne ne Kosove kundrejt pagesa ne mijera e mijera euro. Biznes qe per ga fitimi konkuron me kontrobanden e droges. Po Milices agjentes serbe vjerres dhe Sheqeres nenes se Sali Kar-axhicit qe e ngjizi me Vuk Karaxhicin perse nuk i jep medalje ?

    Përgjigju
  • Pencionisti I revoltuar: 16/10/2020 23:37

    Z META PRESIDENT DEKORIMIN E SHOKUT ENVER ME RASTIN E 112 VJETORIT TE LINDJES POSHTERUAR ED RAMA ROFSHIN PENCIONISTET QE I LA RAMA ME 13000LEKE NE MUAJ

    Përgjigju
  • shqiptar: 16/10/2020 22:55

    po cfare keni more? i jep nga inati i Rames. te ule stresin e tij Meta. qe po ju versulen te thote keshtu dia te bej se me do B**** sic ben dhe Rama. ah pika ne cfare plehrovina kane ngelur shqiptaret.

    Përgjigju
  • Shba: 16/10/2020 22:42

    Po i beni nje sherbim vendit dhe demokracise!

    Përgjigju
  • Batakçiu: 16/10/2020 22:11

    Lum kush te roje Ta shohe zoje, tha ai i pari...

    Përgjigju
  • koqevari: 16/10/2020 21:22

    Po pse thot Monika qe po firojne shqiptaret..?!

    Përgjigju
  • O tej: 16/10/2020 21:08

    Bajge president

    Përgjigju
  • Kacidhe: 16/10/2020 21:01

    Bobo ky surrat bakakari ka bere kerdine sa lek ke mare o hajdut me cizme?

    Përgjigju
  • Nje Qytetar: 16/10/2020 20:08

    Sa shans kam une per te marre nje pashaport Kosovare? Dhe sa kohe me shkojne proçedurat per ta mare Pashaporten Kosovare,mund te me tregoj kush di.

    Përgjigju
    • nje qytetar tjeter: 16/10/2020 22:54

      per cfare e do pasaporten kosovare ? per ne banje?

    • Ta them ua: 16/10/2020 21:33

      Lesho Moniken Baxhellen para per nje dite e mer

  • Tirona: 16/10/2020 19:59

    Shtetesine Shqiptare e kane mare me korupsion duke u shkel ligji per kete arsye duhet tju hiqet shtetesia Shqiptare dhe mos te anaskalohet kjo gje vetem duke ndryshuar ligjin , se nuk keni bere asnje gje, vetem sa do te ndrohet stafeta e korupsionit nga presidenti tek zyrtaret e tjere. Ketyre dyhet patjeter tju hiqet shtetesia Shqiptare qe mos te kemi me ne te ardhmen probleme te tilla qe rrezikojne sigurine kombetare te vendit.Sa per ate qe sheh gjithe diten "Palacon me Brekushe" nuk kam se cte komentoj, kam thene nje here qe atij duhet ti bejme No Koment .... eshte radha e drejtesise te filloje te 'Komentoje " per te.

    Përgjigju
  • Fredi: 16/10/2020 19:53

    Presidenti Meta nuk eshte e re qe abuzon. Ka abuzuar qe kur ishte kreu i FRESH, Kryeminister, Zv.kryeminister, Minister, deputet e kryetar Kuvendi. Vecanerisht ka spikatur me korrupsionin dhe abuzivizmin e tij ekstrem ne rastet e mbeshtetjes ndaj kreut te bashkise Tirane Rama, kunder Nanos, kualicionit me Berishen, kunder Rames dhe kualicionit me Ramen per te shporrur Berishen. Shkrimet si puna kesaj te shtetesise kuptohet jane ne serine e perplasjeve politike. Ato nuk jane investigime, pasi qartesisht mungojne komente te Ministrise se Brendshme, Policise apo dhe Sherbimeve ne vend e organeve te tjera, qe ligji per shtetesi i ngarkon te kryejne verifikime per kerkuesit per shtetesi. Ashtu si dhe mungojne komentet nga vete Presidenti. Pra qartazi duket qe eshte larg investigimit. Jane shkrime tipike te letrave anonime te ish zyrtareve te sigurimit te shtetit apo policise, ushtrise e aparatcikeve servil. Dhe eshte e ulet ti quash njerzit kengetare dasmash. E pasjellshme. Imagjino cfare epitete duhet te perdoren per gazetare shterpe? Sa per shqiptaret neper ballkan, ato duhet qe te perfitojne shtetesine ne menyre te menjehershme, mjafton ta kerkojne vete. Dhe mbyllet njehere e mire e madhe apo vogel Shqiperia.

    Përgjigju
  • Populli: 16/10/2020 19:47

    35 nenshtetesi i ka dhen sot prap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit