Bashkia e Tiranës ka vijuar ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës në disa zona të kryeqytetit, përfshirë hapësirat pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, Rrugën e Elbasanit, Rrugën e Barrikadave dhe Bulevardin e Ri.

Punimet përfshijnë sistemimin dhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara, riparimin e trotuareve, asfaltimin, vijëzimin rrugor dhe ndërhyrje në ndriçimin publik.

Sipas Bashkisë, ndërhyrjet synojnë përmirësimin e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve, si dhe eliminimin e problematikave të evidentuara në hapësirat publike.

Bashkia gjithashtu u kërkon qytetarëve të raportojnë problematikat që hasin në lagjet dhe rrugët e tyre, në mënyrë që ekipet përkatëse të ndërhyjnë aty ku është e nevojshme.