Nga plazhet e Ksamilit te lavdia vezulluese e Beratit, revista angleze rendit destinacionet më të mrekullueshme shqiptare

Nga plazhet e Ksamilit te lavdia vezulluese e Beratit, revista angleze rendit destinacionet më të mrekullueshme shqiptare

Dhërmi

"Nga lavdia bizantine vezulluese e Beratit te sheshet e mbushura me kafene të Korçës", revista angleze e udhëtimeve "Suitcase" ka publikuar një listë të vendeve që duhen vizituar më së pari në vendin tonë. Në artikullin e publikuar, revista shkruan se Shqipëria është një vend i pazbuluar në mes të Ballkanit, menjë klimë të shkëlqyer e vijë bregdetare mahnitëse.

 

Berati

Ndër qytetet më të bukur për t'u vizituar, i pari renditet Berati.

"Njihet në Shqipëri si 'qyteti i një mijë dritareve' dhe nuk do t'ju duhet shumë kohë për të kuptuar pse. Ky qytet duket si një mozaik. Ecni deri në Kështjellën e Beratit, shënoni sa më shumë kisha bizantine dhe enduni nëpër rrugët labirint të Goricës", përshkruhet Berati.

Kruja

Më pas vjen Kruja, që përshkruhet si një vend i futur me qetësi në ultësirën e maleve të mbuluar me pisha. "Destinacioni më tërheqës këtu është kështjella mesjetare - fushëbetejë ku heroi shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mundi osmanët. Është një nga institucionet më mbresëlënëse të Shqipërisë, që ia vlen të vizitohet", thuhet në revistë.

Korçë

Për një arratisje të përballueshme, romantike, revista rekomandon një vizitë në Korçë. "Filloi si një pronë feudale në shekullin e 13 -të dhe, me kalimin e viteve, është zhvilluar në një qendër metropolitane", vlerësohet qyteti i mrekullueshëm i Korçës.

Theth

Në Thethin e mrekullueshëm, të gjithë turistët, "Suitcase" i orienton të "ndjekin" ujëvarat.

Valbonë

Sigurisht nuk mund të mungonte Valbona në këtë listë të mrekullive shqiptare, me liqene të valëzuar dhe pyje të paprekura.

Ksamil

Për të gjithë ata që nuk kanë dëgjuar për Riverën Shqiptare, revista i 'prezanton' me Ksamilin. "Plazhet me rërë të bardhë dhe ujëra të kristaltë rreth Ksamilit, rivalizojnë shumë plazhe të tjera në detin Jon. Një nga destinacionet më të njohura të Shqipërisë, zonat e Ksmailit përfshinë 4 ishuj të pabanuar që mund të vizitohen me anije. Vetëm 5 minuta larg me makinë  mund të vizitoni rrënojat e qytetit të lashtë të Butrintit që datojnë në shekullin e tetë para Krishtit, kur ishte një qytet i fortifikuar i lulëzuar me një akropol. ", shkruan revista.

Gjirokastër

Qyteti i 'gurtë' i Gjirokastrës është cilësuar si një nga qytetet më të mira tregtare osmane që mbijetojnë në Ballkan, me një pazar aktiv, rrugë të ngushta me kalldrëm dhe shtëpi me kulla të zbardhura. Gjirokastra është regjistruar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, falë qindra ndërtesave të gdhendura në shkëmb, të cilat i japin asaj emrin e saj.

Dhërmi

Për plazhet e tij të mrekullueshëm, nuk ngelet pa përmendur as Dhërmiu, ku thuhet se bukuria e 'ashpër' e këtij vendi, tërhoqi poetët viktorianë përfshirë Lordin Bajron.

Shkodër

Artikulli mbyllet me kryeqendrën e veriut, Shkodrën, që rrethohet nga tre lumenj dhe është në fakt një nga qytetet më të vjetra të vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/09/2021 22:55

    Ajo kupola blu e kambanares se kishes ne Dhermi te ngateron,te duket sikur fotoja eshte marre ne Santorini dhe jo ne Dhermi.Fotoja me e bukur mendoj qe eshte ajo e Beratit.Nuk kam qene asnjehere ne Berat,por foto standarte te tij kam pare plot,por asnjehere nuk kam pare nje foto te tille.Po te kishte konkuruar ne konkurse fotografie,mund te kishte fituar cmim.E jashtezakonshme !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht