Nga prezenca, golat dhe mosha! Rekordet që mund të thyejë Ronaldo në Euro 2020

Në rast se aktivizohet qofte edhe një minutë në ndeshjet që Portugalia do të luajë në EURO 2020 Cristiano Ronaldo do të bëhet futbollisti i parë që merr pjesë  në pesë Europianë të ndryshëm. 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ është në listën me 16 futbollistë të tjerë të cilët kanë marrë pjesë në katër Europianë. Hera e  parë për Ronaldon ishte  në Euro 2004 në shtëpinë e tij ku edhe arriti të shënonte.

Ky nuk është rekordi i vetëm që mund të thyejë 36-vjeçari, pasi në rast se gjen rrugën e rrjetës me luzitanët në Euro 2020 atëherë ai do bëhet edhe golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni. Aktualisht ai ka shënuar 9 gola në finalet e europianeve, po aq sa Mishel Platini me Francën.

Ronaldo ka gjasa të thyejë edhe rekordin e Buffon në këtë Europian gjatë verës. CR7 deri më tani në total ka zhvilluar 56 ndeshje me Portugalinë në kualifikuese dhe finalet e Europianit, dy më pak se ish-portieri i Italisë. Duke e marrë të mirëqenë se ai do aktivizohet në tre përballjet e grupit kundër Francës, Gjermanisë dhe Hungarisë atëherë do bëhet i pari futbollist me më shumë ndeshje në kualifikueset dhe finalet e Europianit.

Ndërkohë deri më sot vetëm 7 futbollistë kanë arritur të shënojnë tripletë në një ndeshje të Europianit dhe çuditërish Ronaldo nuk është ndër to. Këtë vit mund të ketë mundësinë e fundit për ta bërë. Një tjetër rekord që ai mund të thyejë është shënimi i një goli në finalen e Euro, ç’ka do ta bëntë atë futbollistin më të vjetër që bën diçka të tillë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez