Një grup studentësh të përfaqësuar nga një vajzë e re me emrin Lulzime Faria, deklaroi nismën për të krijuar një parti politike, produkt i protestës, të cilën duan ta pagëzojnë me emrin “Të bashkuar për Shqipërinë”

“Për 180 ditë, mijëra të rinj, prindër, mësues dhe qytetarë kanë treguar se Shqipëria nuk është lodhur.. Partia “Të Bashkuar për Shqipërinë” do t’u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese drejt vendosjes së shtetit të së drejtës”, tha Lulzime Faria.

Studentja nuk dha asnjë emër që i është bashkuar kësaj nisme, por tha se ka pedagogë, të rinj, dhe profesionistë nga fusha të ndryshme. 

“Nisma ka ardhur nga studentët dhe sigurisht që ka edhe profesionistë. Ashtu si studentët nuk mund ta krijojnë të vetëm një parti, edhe intelektualët nuk mund ta bëjnë këtë pa pjesëmarrjen e studentëve”, vijoi ajo.

Programi i partisë, sipas vajzës që foli në emër të studentëve, nuk do të shkruhet pas dyerve të mbyllura.

“Kemi nisur mbledhjen e firmave. Në ditët në vijim do të jemi edhe në shesh. Gjithashtu, do të takojmë qytetarët në fshatra dhe në qytete që t’u prezantojmë partinë tonë dhe që ata të mund të japin firmat e tyre”, thekson Faria.

Por megjithatë, disa pika janë vulosur.

“Drejtuesit do të zgjidhen me mandate të kufizuara dhe do të japin llogari publikisht. Themeluesit nuk do të kenë privilegje dhe donatorët nuk do të kenë ndikim. Kjo parti nuk do të bjerë pre e kultit të individit”, theksoi Faria.

E pyetur nga gazetarët nëse partia e re do të garojë në zgjedhje, Faria tha se kjo do të shihet në vijim. Kur u pyet nëse grupi që shpalli partinë përfaqëson protestuesit në shesh, Faria tha vetëm “Faleminderit” dhe u largua pa iu përgjigjur pyetjes.

Si krijohet një parti politike në Shqipëri?

Për ta krijuar ligjërisht një parti politike, duhet të organizohet një grup themeluesish, të miratohet statuti dhe programi i partisë, të zhvillohet mbledhja themeluese për organet drejtuese dhe të bëhet regjistrimi në gjykatë. Duhet të hartohen dokumentet bazë të partisë, emri, inicialet, logoja dhe selia, si dhe burimet e financimit.

Sipas ligjit, kërkesa për regjistrimin e partisë duhet të shoqërohet me të paktën 3 000 firma. Gjykata shqyrton dokumentacionin dhe vendos për regjistrimin brenda 30 ditëve dhe nëse dokumentet kanë mangësi, gjykata e kthen kërkesën për plotësime brenda afatit të parashikuar nga ligji.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Nga ‘Miss Miqësia’ te politika, kush është Lulzime Faria, vajza që prezantoi partinë e dalë nga protesta?

Tetë vite më parë konkurronte për kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa sot Lulzime Faria doli përpara kamerave për të prezantuar një nismë politike. E reja, që foli në emër të një grupi studentësh, njoftoi këtë të enjte, krijimin e partisë “Të Bashkuar për Shqipërinë”, dy ditë përpara protestës kombëtare.

Emri i Lulzime Farias figuron në kronikat rozë të qershorit të vitit 2018, kur në pedonalen e Tiranës u zhvillua edicioni i 20-të i spektaklit “Miss Shqipëria”. Faria konkurronte me numrin 21, mes 31 vajzave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe diaspora. Ndonëse nuk arriti të fitonte kurorën, ajo u vlerësua me çmimin “Miss Miqësia”. 

Nëpër studio televizive ajo rëndom e ka përshkruar veten si një modele shumë të bukur dhe pa komplekse, ndonëse ka folur gjatë për bullizmin dhe për planet e saj për të vazhduar modelingun jashtë shtetit. 

Nuk dihet çfarë ka ndodhur me këto plane, teksa e reja që prezantoi projektin politik pas 180 ditësh protestash nuk sqaroi se çfarë roli do të ketë personalisht në strukturat drejtuese të partisë dhe as nëse grupi që ajo përfaqëson ka mandatin e protestuesve të sheshit. Kur iu drejtua pikërisht kjo pyetje nga gazetarët, ajo u largua pa dhënë përgjigje.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
2.5 / 5 (4 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Tekniku: 26/11/2026 18:48

    Lesht do te merrni ju djegesit arsonike te Tiranes.Qytetaria nuki fal vandalet dhe rrugacet.Kush qendron prapa Kush kujt I fshiheni o anarkiste leftiste.

    Përgjigju
  • Analfabeti: 26/11/2026 17:56

    Me keto lloj fytyrash qe pretendojne te perfaqesojne shqiptaret ne qe banojme ne Tirane, edhe ne Sauk ka mundesi te shkojme me viza.

    Përgjigju
  • pensionisti: 26/11/2026 17:50

    BRAVO..VOTA IME ESHTE PER JU...RINIA TE DREJTOJE SHQIPERINE...HAJDUTET TE FUTEN NE BURG....

    Përgjigju
  • Shqiptar: 26/11/2026 17:11

    Kur u pyet nëse grupi që shpalli partinë përfaqëson protestuesit në shesh, Faria tha vetëm “Faleminderit” dhe u largua pa iu përgjigjur pyetjes. AUTOGOL i madh kjo lloj pergjigje pa pergjigje,ti o goce iken dhe injoron pyetjen me shume rendesi te nje gazetari kur akoma je pa pushtet,kjo do te thote shume se si mund te sillesh nje dite qe mund te jesh me pushtet.

    Përgjigju
  • Katranjosi: 26/11/2026 17:06

    E tmerrshme. Me kete lloj artikulimi dhe surrati provincial e humben pa ardhur zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 22:44

    Mendoni se buxheti 2027 do rrisë të ardhurat e qytetarëve?