Nga S.Kola: Pagat e pa paguara 
 prej vitesh... dhe “lulet e mretit”

Nga S.Kola: Pagat e pa paguara <br /> prej vitesh... dhe “lulet e mretit”
TIRANË - Ata janë shumë tashmë. Janë një klan, jo për nga lidhja, që mund të kenë me njëri-tjetrin, por për nga mënyra se si veprojnë. Nuk paguajnë asnjë punonjës të tyre prej muajsh, nuk punësojnë askënd me kontratë të rregullt pune. Këta janë pronarët e disa gazetave dhe televizioneve në vendintonë, që prej vitesh i shfytëzojnë gazetarët dhe po prej vitesh nukipaguajnë, nuk  sigurojnë dhe nuk respektojnë asnjë të drejtë të tyre.

Sot janë tre televizione, që prej rreth gjashtë muajsh nuk  paguajnë gazetarët, por janë shumica e gazetave që bëjnë të njëjtën gjë. Kjo,jo se nuk kanë paratë, por se nuk duan t’i nxjerrin.

Pronari i shtatë kompanive,që fiton dhjetëra tendera në vit,nuk ka se si të mos ketë një buxhet prej 500 mijë lekësh të reja për pagat e gazetarëve të tij, ai thjesht nuk do t’ua jape pagën.

Pronari i dhjetëra pallateve në Tiranë nuk ka shanse të mos ketë para për të paguar rrogat e 20 gazetarëve dhe operatorëve, ai thjesht nuk do. Ky është realiteti.

Në këtë shkrim më lart trajtova vetëm dy lloj pronarësh mediesh. Po ka edhe më keq akoma. Ka edhe nga ata që, mire që nuk pagujnë, po punën investigative të gazetarit e shfrytëzojnë për shantazhet e veta; pronari merr përfitimin e tij, gazetari flaket në rrugë dhe, veç pagës që prej muajsh nuk i është dhënë, edhe skandali nuk publikohet.

Kështu funksionojnë disa medie në Shqipëri. Pas editorialeve të famshëm, qëndrimeve “korrekte”, është një pronar horr, që i shfrytëzon gazetarët si skllevër për shantazhet e tij. Në tavolinat e mëdha, ku ky soj pronari davarit shoqërinë me çeqe milionësh e për interesat e tij, korrupsionin, përfitimin e tenderave, mburr veten me këta gazetarë, me ndonjërin tall edhe menderen me punën e tij, madje shkon deri në atë pike sa thotë mes shokësh: “Ai mendonte se po bënte gazetari, unë kasha tjera gjëra në kokë; as gazetarinë nuk bëri dot, as rrogën nuk ia dhashë dhe në fund ithashë m’u shporr nga zyra…” Pas kësaj,qesh e gjithë tavolina.

Në një redaksi këtu në Tiranë, pronarja, “gruaja e mretit”, merr në telefon gazetarin apo gazetaren dhe e urdhëron të ujisë lulet e lokalit. Më pas, e nxjerr në terren atë në 12 të natës për të raportuar nga qendra e Tiranës. Por çfarë të raportojë? Ja, ashtu hiç, çfarë të shikojë aty, se ajo është aristokrate, është“gruaja e mretit” dhe ky gazetari apo gazetarja ka gjashtë muaj pa marrë rrogën, nuk ka kokrrën e lekut në xhep. Për më tepër,në shtëpinë, të cilën e ka në fund të Tiranës ose në krye të saj, duhet të shkojë në këmbë pas mesnate, urban nuk ka, taksi nuk merr dot se nuk ka para, puna nuk e dërgon dot me makinën e punës.

Tani ky “mreti”, që thoni ju, bën namin, është njeriu më i përfolur për korrupsion, milionat ia numërojnë kudo, në rrugë, në kafe, në punë, kudo, ndërsa punonjësit e tij nuk kanë bukë të hanë,sepse ai nuk i paguan. Dhe numri i punonjësve që ky “mreti” nuk i ka paguar, ende nuk dihet saktësisht…

Ja pra, media shqiptare. Të mos i fusim të gjithë në një thes… Sigurisht që nuk po i fus të gjithë në një thes, thjesht po përmend një rast, por që po e degjeneron median në vendin tonë.

logo observatori per arkiv*Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian 



Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 shkurt 2016

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit