TIRANE­- Duke filluar nga data 1 shkurt çmimi i biletës së urbanit në Tiranë do të jetë 40 lekë. Pas 15 orëve debat, Këshilli Bashkiak i Tiranës mesnatën e mbërmshme ka miratuar pavarësisht debateve dhe akuzave, rreth orës 00:40, me një vendim jashtë rendit të ditës, rritjen e cmimit të biletës. Përveç biletës do të rritet edhe aboneja, e cila do të kushtojë 1600 lekë. Në këtë mënyrë biletat do të rritet me 10 lekë, ndërsa cmimi i abones me 400 lekë.

 Kreu i Bashkisë Veliaj tha se ky vendim hyn në fuqi në muajin shkurt, pasi qytetarët janë të papërgatitur dhe janë shpërndarë edhe abonetë e muajit janar.U miratua edhe dhënia me koncension e parkimit nëntokësor tek sheshi Rinia. Me këtë vendim Veliaj tha se fitimet e Bashkisë rriten nga 10% në 15%.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për herë të parë kryeqyteti do të ketë një buxhet prej afro 120 milion dollarësh duke përfshirë 39% investime. Veliaj është shprehur se ky buxhet është 3-­fishuar në krahasim me vitet e kaluara, ndërsa Tirana ka filluar të ndryshojë. Këshilli bashkiak ka miratuar edhe dhënien me qera të Kinema ‘Agimi’ për 5 vitet e ardhshme. 

Në fund të mbledhjes kryebashkiaku Veliaj uroi qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët në tërësi për festat e fundvitit.

Më herët Shoqata e transportit: Jemi të vendosur
Por Sipas përfaqësuesve të shoqatës së transporteve kjo nuk është zgjidhje përfundimtare. Ata janë shprehur të vendosur se në datën 1 janar nuk do të ketë urbanë. Ndër të tjera ata theksuan se bashkia ka plane të mira afatgjate për transportin urban, gjë që sipas tyre kërkon kohë.

“Aktualisht asnjë rezultat përfundimtar. Gjithçka pjesë e politikës që vazhdon. Na është përcaktuar një indeksim çmimi dhe jo rritje çmimi. Do japim nesër
vendimin. Nuk jemi ftuar për të marrë pjesë në Këshillin Bashkia. Ata kanë plane shumë të bukura, si për bileta elektronike, zgjerim linjash, por janë plane për tu
zgjidhur dhe kërkojnë kohë,. Ne na u dha se do bëhet indeksim për shpenzimet e kaluara. nëse nuk do jemi të kënaqur nga ato që do na propozojnë, ne s’do
pranojmë. Ne po mbahemi me pretime, flasin e flasin.”
, tha një prej përfaqësuesve të Shoqatës së Transporteve.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Shoqatës ftuan kryebashkiakun Veliaj që të shoh sesa është çmimi i biletës së urbanit në Kosovë. “Jo më lart se dje Veliaj takoi
homologun e tij në Prishtinë. I bëj thirrje kryetarit që të shoh se sa është çmimi i biletës në Kosovë, është gjysmë euro. Ne nuk kemi asnjë mundësi të paguajmë
rrogat e këtij stafi të madh, Janë mbi 2 mijë familje. Mos ta politizojnë dhe të marrin masa për këto familje që presin të festojnë dhe ato festat e fundvitit.”
, theksoi
përfaqësuesi i shoqatës.

Sipas tyre ky është një problem që jetik për qytetarët e Tiranës, ndërsa ftuan që kjo çështje mos të politizohet. “Ju lutemi që mos ta politizojmë. Ku nuk është
problem politik por jetik për qytetarët e Tiranës. Ne do presim dhe nesër do shohim vendimet tona. Do bëjmë një deklaratë për shtyp nesër.”, përfunduan
deklarartën përfaqësues të Shoqatës së Transporteve.

Më herët, gjatë fjalës së tij, Veliaj pohoi nga foltorja e tij se do të vijonte negociatat me shoqatën, për të mos rrezikuar kështu transportin urban.
“Nuk jam idiot që të lë Tiranën pa transport, ndaj dua të negocioj për një marrëveshje.”, deklaroi kryebashkiaku Velaij. Pak ditë më parë Shoqata e Transporteve
deklaroi se bileta e urbaneve do të bëhet 700 lekë, pasi sipas saj me çmimin aktual nuk mbulohen shpenzimet e shoqërisë. Pas kësaj deklarate, Veliaj hodhi
poshtë të gjitha mundësitë, duke bërë të qartë se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave, në një kohë që sipas tij transporti publik nuk ofron shërbim sipas
standardeve

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)