Nga shpejtësia tej normave te celulari në timon, gjobiten 27 mijë e 558 drejtues në një 1 javë! Në monitorim edhe Tuneli i Llogarasë

TIRANË- Përgjatë një jave, 27 mijë e 558 drejtues janë gjobitur nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Nga shpejtësia tej normave, përdorimi i celularit në timon, parakalimi i gabuar janë disa prej shkeljeve.

Konkretisht gjobat janë vendosur si më poshtë për secilën shkelje.

7098 për shpejtësi tej normave të lejuara;           

1234  për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit; 

1456 për mospërdorim të rripit të sigurimit;  

3434 për parakalime të gabuara;

387 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

226 për manovra të rrezikshme në rrugë;

289  për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit; 

11345 për parkim të gabuar;

2089 për shkelje të tjera. 

Ndërkohë, janë pezulluar 145 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, nga këta për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Nisur nga fluksi i lëvizjeve, veçanërisht në zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, janë shtuar patrullat e lëvizshme, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë. 

Skuadra të posaçme të Policisë Rrugore janë planëzuar me shërbim në tunelin e Llogarasë, i cili monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunel.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoferi: 21/07/2024 12:50

    Bravo policia për gjobat që vë për përdorimin e celularit! Por si mund të më bind mua polici që isha duke folur me celular? mund të mëtregoj ndonjë ekspert?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

4 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Bashkohemi për të çuar Tiranën përpara

4 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Bashkohemi për të çuar Tiranën përpara