Nga Beethoven, tek Schuman, salla “Tonin Harapi” paraditen e kësaj të premteje pushtohet nga tingujt e muzikës klasike... Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkohen përmes muzikës në Liceun Artistik me projektin “Fqinjët”. Janë 8 artistët e rinj që bëhen pjesë e “Sinergji pianistike” në këtë edicion të katërt, të organizuar nga ABC Tirana Club.
“Është një edicion në të cilin krahas pasurimit të agjendës kulturore synon edhe të përçojë edhe mesazhe pro integrimit Evropian të vendeve pjesëmarrëse”, thotë Johan Muka, drejtor i projektit, që po ashtu interpretoi gjatë këtij koncerti.
Koncerti nis me Lejla Sulejemanovic nga Mali i Zi. Me një eksperiencë dymbëdhjetë vjeçare me pianon është hera e parë për të, që interpreton në një skenë shqiptare dhe shpreson të rikthehet sërish.
“Ishte një mundësi shumë e mirë, pasi edhe për shkak të Covid-19, nuk kemi performuar shumë në skenë, ndaj jam shumë e lumtur që iu bashkova kësja thirrje”, thotë Sulejmanovic.
Artistët e rinj Sandra Lazovska, Marija Stojanova, Eleonida Elezi e Adela Halili, vijnë në Shqipëri duke prezantuar përmes muzikës vlerat e kulturës evropiane, dhe muzika është mjeti i komunikimit sa shpirtëror aq edhe artistik...
Nga Shqipëria Ami Muka dhe Emirhan Lato, shkëmbejnë përvoja me miqtë nga shtetet fqinjë, e së bashku përmes pianos, përçojnë mesazhe për integrimin evropian, edhe përmes kulturës. Ami Muka është maturante në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. E ka nisur paianon që në klasë të parë, ndërsa bëhet pjesë për herë të dytë e këtij projekti.
“Kam emocione njësoj si në daljen time të parë, por jam shumë e lumtur që patëm mundësi të njihnim të tjerë të rinj pianist, ku secili përfaqëson edhe kulturën e vendit prej nga vjen”, thotë ajo.
SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40
-
Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë
30 Dhjetor 2024, 21:26
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor 2024, 12:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor 2024, 08:29
-
Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas
17 Dhjetor 2024, 07:23
-
Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
16 Dhjetor 2024, 14:49
-
Shqipëria tjetër hap drejt integrimit në BE, çel negociatat për 'Marrëdhëniet me Jashtë'! Më 17 dhjetor konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel
13 Dhjetor 2024, 19:58