Shkelën kufizimin, gjobiten 165 kalimtarë! Bllokohen 17 makina në Vlorë! E gjithë Shkodra në xhiro... Grumbuj njerëzish bashkë si në ditë festash, pa ruajtur distancën (VIDEO)

TIRANË- Ndëshkimet e paralajmëruara ditën e djeshme nga qeveria për këmbësorët, kanë dhënë efektet e para. Pas orës 10:00, rrugët e qyteteve kanë ofruar një panoramë krejtësisht ndryshe nga dje, por nuk kanë munguar "të pabindurit", e për rrjedhojë as gjobat e ndëshkimet. Brenda katër orëve janë gjobitur 165 kalimtarë. Në Vlorë janë bllokuar 17 makina, e ndërsa në Gjirokastër janë sekuestruar 2 biçikleta, ndërsa Shkodra ka thyer komplet masat e sigurisë, teksa qytetarët lëviznin lirisht të pashqetësuar nga virusi vdekjeprurës COVID-19, duke formuar turma si në ditë festash. Qyteti veri-perëndimor është kthyer në problematik, teksa edhe sot sikurse ditët e tjera janë parë të moshuar në parqe, grupe-grupe dhe pas afatit të caktuar.

Po ashtu, edhe në Vlorë janë evidentuar grupime qytetarësh të cilët kanë nuk kanë respektuar kriterin e largësisë, tepër i këshillueshëm për të ruajtur veten nga pandemia, duke bërë që policia të marrë masa duke ndërhyrë për t'i shpërndarë në shtëpi. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Fushë- Krujë dhe Kukës, ku nuk janë ndalur xhirot, madje edhe krah njëri-tjetrit, duke shkelur njëherazi dy urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë, atë të ndalim qarkullimit pas orës 10:00 dhe në grupe. 

Ndryshe është paraqitur situat bë disa qytete të tjera të vendit. Sheshet e bulevardet kanë qenë bosh pas orarit të vënë nga qeveria në qytete si: Tirana, Durrësi, Berati, Korça, Laçi, dhe Lushnja.

Nga sot, këmbësorët kanë mundësi që të dalin vetëm 6 orë në ditë, 4 orë gjatë paradites, më konkretisht nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe dy orë pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00. Një vendim i tillë u firmos nga kryeministri Edi Rama, nisur nga ndërgjegjësimi i ulët i qytetarëve, siç Report Tv raportoi gjatë ditës së djeshme. Por ajo që duhet theksohet se çdo kush që do të duhet të lëvizë në këto fasha orari duhet të jetë i vetëm, jo me persona të tjerë në krah, me qëllim për të shmangur grumbullimet e mëdha të njerëzve që bëhen shkak për përhapjen e koronavirusit.

Kush shkel këtë urdhër, do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe nuk do të marrin asnjë ndihmë nga shteti nga paketa e solidaritetit. Që do të thotë nëse një qytetar që del nga shtëpia jashtë këtyre orare, jo vetëm do të gjobitet , por për shembull nëse rezulton të jetë punëtor që duhej të qëndronte në shtëpi për shkak të mbylljes së një biznesi ku ai mund të punonte, nuk do të marrë pagën, që do të shlyhet në sajë të një plani financiar të qeverisë për të mbështetur biznesin nga buxheti i shtetit. Edhe bankat do të qëndrojnë hapur në këto dy fasha orari, që përkon me kohën kur lejohet edhe qarkullimi i këmbësorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
Kontrolle në rrugët e Shkodrës, mbahen disa akt konstatime për shkelje të masave

1584378707_shkoder.jpg

Policia e Shkodrës ka vijuar edhe ditën e sotme me kontrollin e personave të vetëkarantinuar dhe qytetarëve që kanë shkelur urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalim qarkullimi, lëvizjet në grup apo edhe personave që kanë ardhur nga jashtë dhe duhet të jenë në vetëkarantinë.

Policia ka kryer 255 rikontrolle të personave që janë të vetëkarantinuar për 14 dite, nga të cilët 54 janë konstatuar fizikisht, ndërsa 210 nëpërmjet telefonit. Janë mbajtur disa akte konstatimi ndaj shtetasve që kanë shkelur aktet normative dhe urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët do kalojnë në komisionet përkatëse për sanksionim.

Policia thekson se lëvizja e qytetarëve është ulur ndjeshëm këto ditë, ndërsa situata vijon e qetë.

Në lidhje me verifikimin e rasteve të familjeve në nevojë me pako ushqimore, asistencën telefonike të pensionisteve për marrjen e pensionit si dhe është kërkuar përjashtimi nga detyrimet vendore dhe kamatëvonesat.

Ora 18:54
Berati ngujohet i gjithë brenda! Asnjë gjobë nga policia


Edhe qytetarët e Beratit pas mbarimit të afatit për të lëvizur në orën 18:00 janë futur të gjithë në shtëpi.

Ora 18:52
Elbasani i bindet urdhrit, pas xhiros qytetarët futen të gjithë brenda

Qytetarët e Elbasanit pas kanë respektuar 120 minutat për të dalë për të marrë ajër dhe më pas në orën 18:00 janë futur në shtëpi duke respektuar urdhrin për vetëkarantinim.

Ora 18:11
Tirana zbaton urdhrin! Qytetarët 'e sensibilizuar' bëjnë edhe dalje të parëndësishme, por nuk harrojnë të respektojnë orarin për t'iu rikthyer karantinës

Tirana është mes qyteteve që e kanë respektuar deri diku urdhrin e dhënë nga qeveria përsa i përket lëvizjes së personave në oraret e përcaktuara, si dhe duke evituar qarkullimin në grup. Qytetarët kanë dalë nga shtëpia në orën 16:00, kanë vijuar të qëndrojnë jashtë për 2 orë, ndërsa ora 18:00 i gjeti të gjithë brenda.

Mirëpo, ajo çka lë për të dëshiruar tek kryeqytetasit është arsyeja e lëvizjes së tyre. Nëse shohim me kujdes videon e mësipërme, pavarësisht se lëvizin të vetëm duke ruajtur distancën, ndërmjet qytetarëve të ndërgjegjshëm ka edhe nga ata që “lejekalimin” për dy orët e pasditës të dhënë nga qeveria e kanë shfrytëzuar për lëvizje të kota, pa ndonjë objektiv të caktuar, por thjesht për të bërë një xhiro me biçiklet nga sheshi “Nënë Tereza”, për të shijuar rrezet e diellit, shëtitur kafshët nga liqeni apo edhe aktivitet fizik (vrap, ecje te lirë).

Ndërkaq, të shumtë janë edhe qytetarët të cilët kanë vendosur që në dy orarshin e pasdites, të dalin për të bërë blerje të caktuara për përmbushjen e nevojave të tyre, apo punë të tjera të rëndësishme. (Shfletoni për më tepër foto-galerinë e më poshtme).

Ora 17:58
Të pabindur edhe fierakët... neglizhojnë situatën e emergjencës shëndetësore dhe shijojnë orët e pasdites në shkelje

Edhe fierakët nuk e kanë kuptuar ashtu siç duhet orarin e përcaktuar për lëvizjen e lirë të këmbësoreve. Sapo ora ka shënuar 16:00 në rrugë kanë vërshuar qytetarë e makina, duke “shpëtuar” nga karantina e vendosur, por me shkelje të rregullave.

Qytetarët kanë shëtitur në bulevardin kryesor dhe jo vetëm, ndërsa nuk kanë munguar as xhirot me biçikleta. Për vendosje maskash as që nuk bëhet fjalë, duke neglizhuar në këtë mënyrë rëndësinë e situatës së emergjencës shëndetësore dhe shijuar një pasdite normale pranvere.

Ora 17:33
Me biçikleta dhe të gjithë bashkë! Shkodranët të patrembur nga koronavirusi, vijojnë xhiron si në ditë festash

Moskokëçarës dhe të pashqetësuar, duke u sjellë njëlloj sikur virusi vdekjeprurës COVID-19  të mos ekzistonte për ato dy orë, shkodranët vendosën të thyejnë rregullat e qeverisë, teksa kanë shfrytëzuar orarin 16:00-18:00 pasdite për të dalë nga shtëpia  për shëtitje tek pedonalja dhe ura e Bunës.

Sikurse shihet edhe në videot e mësipërme, situata në Shkodër është sikur nuk ka ndodhur asgjë... Grumbuj njerëzish që lëvizin të gjithë bashkë në turmë njëlloj si në ditë festash, të mërzitur nga të qëndruarit brenda, mesa duket i kanë marrë masat e reja shtrënguese të qeverisë  për parandalimin e përhapjes së koronavirusit si një sfidë me vete.  

Ora 16:01
Gjobiten 13 lokale që hapën dyert, doli nga karantina e pëson edhe një kosovar në Shkodër

13 lokale që hapën dyert e biznesit duke thyer urdhrin janë gjobitur. Policia njofton se gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u ndëshkuan me masë administrative gjobë me nga 100 mijë lekë secili, 13 administratorë lokalesh, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë , 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier.

Po dje, sipas policisë në Shkodër, gjatë kontrolleve për respektimin e vetëkarantinimit është konstatuar një shqiptar nga Kosova me inicialet E. D. i kthyer nga Kosova më datë 17.03.2020, i cili kishte dalë nga banesa dhe është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Policia e shtetit deklaron se vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Ora 15:59
Thyen ndalim qarkullimin! U hiqet patenta për 3 vite 78 shoferëve, 4 arrestohen të dehur

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 78 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit sikur e parashikon Akti Normativ për 3 vite, si dhe janë  bllokuar. Po gjatë 24 orëve të fundit, sipas policisë janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Korçë.

Ora 14:24
Pamje me DRON/ Tirana e zbrazur pas orës 10:00, si kurrë më parë (VIDEO-FOTO)

Në Tiranë, pas orës 10:00 ka qenë qetësi. Qytetarët që kanë dalë nga shtëpia pas kësaj orë numërohen me gishtat e dorës, dhe ato janë gjobitur me 10 mijë lekë për shkelje të rregullave. Në pamjet e sjella me dron duket qartë se frika ndaj ndëshkimeve, ka frikësuar qytetarët e Tiranës që janë mbyllur në shtëpi.

Ora 14:14
Shkelën ndalim- qarkullimin pas orës 10:00, brenda katër orëve gjobiten 165 kalimtarë (VIDEO-FOTO)

Brenda katër orëve janë gjobitur 165 kalimtarë të pabindur që nuk kanë respektuar urdhrin që ndalon qarkullimin pas orës 10:00.

"Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth. Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim", njofton Policia e Shtetit.

Ora 13:14
Në Fushë-Krujë dhe Kukës nuk ndalen xhirot, edhe pas orës 10:00 (VIDEO)

Në Fushë- Krujë dhe Kukës nuk janë ndalur xhiro, madje edhe krah njëri-tjetrit, duke shkelur njëherazi dy urdhra, atë të ndalim qarkullimit pas orës 10:00 dhe në grupe.

Ora 13:03
Korça, Lushnja dhe Laçi qytete shembull, pas orës 10:00 rrugët e qytetit bosh (VIDEO)

Korçarët kanë qenë dhe vijojnë të mbetet qyteti shembull, të cilët janë ndërgjegjësuar dhe kanë respektuar të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në rrugë, pas orës 10:00 ishin shumë pak qytetarë, numëroheshin me gishtat e dorës, por siç raporton gazetarja Gladiola Hoxha, ato nxitonin për të shkruar në shtëpitë e tyre. E njëjta panoramë është raportuar edhe në Lushnje dhe Laçit, ku rrugët kanë qenë të boshatisura.

Ora 12:58
Gjobiten 24 këmbësorë në Fier, Vlorë dhe Elbasan...bllokohen 17 makina, sekuestrohen 2 biçikleta në Gjirokastër (VIDEO)

Dita e sotme ka qenë me e qetë se dje, megjithatë nuk kanë munguar qytetarët e pabindur të cilët kanë shkelur urdhrin për të mos dalë në rrugë pas orës 10:00 të mëngjesit dhe 18:00 të pasditës.

Më konkretisht në qytetin e Fierit janë shoqëruar 6 shoqëruar në Komisariat, e ndërsa 10 të tjerë janë gjobitur me 10 mijë lekë gjobë pasi vijonin të qëndronin në jashtë edhe pas orës 10:00.

Vlorë, 6 këmbësorë janë gjobitur, ndërsa u janë bllokuar automjetet e 17 shoferëve, pasi lëviznin në qytet pa një autorizim. 3 të tjerë janë proceduar penalisht pasi kanë drejtuar makinën pa patentë.

Të pabindur ka pasur edhe në qytetin e Elbasanit, më konkretisht 8 këmbësorë.

Përjashtim nuk bën as Gjirokastra, ndonëse sot ka pasur shumë pak lëvizje se ditët e tjera. Në qytetin e gurtë brenda dy orësh janë hequr 3 patenta si dhe u janë sekuestruar dy qytetarëve biçikletat që lëviznin në rrugë pas afatit të caktuar.

Me urdhrin e bërë publik ditën e djeshme nga kryeministrit Edi Rama, kush lëviz në rrugë jashtë afatit të përcaktuar, do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe përjashtim nga paketa financiare.

Ora 11:52
PERLË/ Qytetari duke kërcyer muzikë latine te Opera pas orës 10:00...ja veprimi i policit (VIDEO)

Një qytetar ka thyer rregullat duke qëndruar pas orës 10:00 jashtë shtëpisë, ndonëse kjo gjë tashmë është e ndaluar. Ai ka hapur muzikë me zë të lartë dhe ka nisur të kërcejë i vetëm muzikë latine. Ai është pikasur nga një polic i policisë Bashkiake, i cili i ka shkuar aty pranë, nga pas dhe i ka kërkuar që të shkojë në shtëpi. Qytetari është treguar shumë i bindur dhe ka mbledhur magnetofonin dhe rrobat dhe është larguar.

Ora 11:39
Berati 'bindet', asnjë qytetarë në rrugë (VIDEO)

Berati është bindur urdhrit të firmosur ditën e djeshme, për të mos dalë nga shtëpia pas orës 10:00. Siç shihet në këto pamje në qytet nuk ka asnjë njeri jashtë.

Ora 10:57
Në Vlorë dhe Shkodër, të moshuarit sërish të pabindur...në lulishte pas orës 10:00! Policia i shpërndan në shtëpi (VIDEO)

Në Vlorë, është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë njerëzit të cilët po thyejnë njëkohësisht dy urdhra, qëndrimin në grupe dhe pas orës 10:00. Të "pabindur" janë treguar sërish të moshuarit, që kanë vijuar të qëndrojnë në lulishte. Ato janë këshilluar që të shkojnë në shtëpi, në të kundërtën do të ndëshkohen.E njëjta panoramë është përsëritur edhe në Shkodër, qytet ky që nuk është ndërgjegjësuar aspak dhe ka shkelur çdo masë të vendosur nga qeveria, duke u bërë rrezik për përhapjen e koronavirusit. 

 

 

Ora 10:44
Pas orën 10:00 durrsakët mbyllen në shtëpi (VIDEO)

Në Durrës, qytetarët kanë respektuar rregullin e vendosur dje! Pas orës 10:00 nuk ka lëvizje të njerëzve apo xhiro në bregdet, siç u raportua një ditë më parë.

Ora 10:33
Gjobat 'frikëson' qytetarët e Tiranës/ Në Bulevardin e Ri, si asnjëherë tjetër, asnjë këmbë njeriu (FOTO)

Ora 10:00 ishte afati i fundit ku qytetarët mund të lëviznin në këmbë, që përkon edhe me oraret kur duhet të shkojnë në punë. Frika nga gjoba apo ndëshkimet e parashikuara me aktin normativ për koronavirusin, ka mbyllur qytetarët e Tiranës në shtëpi. Në Bulevardin e Ri, i cili ka qenë zona më problematike përgjatë këtyre ditëve, nuk ka pasur asnjë lëvizje.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nona nonave: 20/03/2020 09:14

    Djepi qytetaris i kan pas thon Shkodres madhnume. Ja ku e tregun qe malokllikun

    Përgjigju
  • Miri: 19/03/2020 20:36

    Kur do shteti të kërren binanë, bravo!

    Përgjigju
  • Altini Meleqit: 19/03/2020 18:24

    Merruani makinat ketyre morrave fshatarve te Vlores qe kane shitur nga nje thes ashash dhe kapardisen rrugve te Vlores per tu bere me dashnore

    Përgjigju
    • Gjorm: 19/03/2020 19:25

      Droge prostitucion janë skafistet vlonjate, vlonjetet injorantë qytetare janë fundurrinat, jo ne fshataret.

  • Shkodrani: 19/03/2020 18:03

    Ne Shkoder nuk ka pas asnjeher as shtet as polici.Kjo qeveri eshte qeveri e jugut.Mjafton te shikosh mjerimin ne te cilin e ka len Shkodren pa asnje investim duke i lenbfajin Voltanes te cilen vet Rama e la kryetare dhe sot.Gjith nje mut jan

    Përgjigju
    • Behari jam!!: 19/03/2020 21:27

      Ti do te jesh djali i Ali Spahisë!!

  • O Qifi: 19/03/2020 17:30

    Qifi me ate gjuhe ti dukedh njeri i liget nga te gjitha anet njerezore po duket qarte qe me funderrinat e gjuhes tende te qelbur nuk arrit asgje burri qe eshte burre po pati ndnonje gje e sqaron balle per balle jo si nje mijuk pas perdeve te internetit ndyresire ,nuk paragjykohen bashkeatdhetaret e vendit tend nga ana krahinore

    Përgjigju
  • Qifi: 19/03/2020 14:35

    Po normale se njerezit me ordinera te pa pergjegjshem dhe injorante jane nga kruja dhe kukesi. Maloke pa oke

    Përgjigju
    • Mihal: 19/03/2020 16:57

      Nuk ka me injorantë se fshataret e malesise së thelle të Vlores! Maloket vlonjate janë me injorantet

  • Gjorm: 19/03/2020 14:32

    Qelbesira vlonjate qe do na infektojne dhe pastaj e kemi fajin ne fshatarete, yyyt zagare

    Përgjigju
    • Loni: 19/03/2020 18:24

      Do ta ken nxirre jeten Vlonjatet vella! Shume inat i ke... R... n. P...

  • Zoti: 19/03/2020 13:45

    Kur te filloi urija eni do shikoni ju polic dhe gazetar se kush fshihesh mas korones,per politikantet sdo ket probleme se do jene naper vende te sigurta me magazina ushqimesh. Zot gezo zemrat dhe shpirtrat e mire te kesaj bote duke shfaros gjithe kto ndyrsira qe po krijojne diktatura,gigji te gjall o zot,te lutem

    Përgjigju
    • Bima: 19/03/2020 14:38

      Rri ebplak se do hame me luge floriri si ne kohen e xhaxhit. Keshtu bjen demokracite, duke i mesuar njerrzit pak nga pak me kufizime dhe duke i krijuar nje armik.Dje ishte amerika imperialiste sot quhet koronavirus

  • dori: 19/03/2020 13:44

    sot ne oraret qe kishte lene te lira i gjati vershonin njerzit neper dyqane madje duke u vra me njeri tjetrin. kjo eshte absurde. duhet ti ndali keto idiotsi. seicili duhet te ndergjegjsohet vete per mos me leviz, sja u imponon dot ky. edhe enver hoxha sja u ndaloi dot

    Përgjigju
  • Jdjdjddj: 19/03/2020 10:20

    Na e tregoni dot cilin urdher ka firmosur kryeministri?

    Përgjigju
    • Per remen: 19/03/2020 18:15

      O rema o injorant po esht kohe pandemie normal qe ti heq te drejtat. Jo po dil e injfekto gjith dynjan fshatar

    • Rema: 19/03/2020 15:04

      E ka firmos Ministrja e shëndetsisë jo KM, bazuar ne nje ligj te 2006 per parandalimin e infeksioneve. Keta heqin te drjta kushtetuese me urdher ministri.Ajde shtet ajde

  • Sefer daja: 19/03/2020 10:10

    Vendimi me absurd qe e perkeqeson situaten.masat duhen po kjo ishte gabim.sapo u ktheva nga nje market dhe kishte mbipopullim dhe rradhe te gjate.njerezir afer njeri tjetrit pa pike distance.na rrofte qe po rrime ne izolim dhe po e marrim te keqen kur shkojme te blejme gjerat jetike.

    Përgjigju
  • Nxjxndnd: 19/03/2020 09:06

    Nxirreni urdherin e ministrit te Shendetesise vemje. Lereni statuset ne fb. Nuk ka asnje urdher.

    Përgjigju
    • O loni: 19/03/2020 15:05

      E ke ne fletore zyrtare, di ta perdoresh internetin?

    • anonim: 19/03/2020 10:09

      provoje ene dil mundsisht me thuj vendodhjen ene do e shofim do e moresh gjoben a jo!

  • doni: 19/03/2020 08:51

    per sa kohe jam i lire, i padenuar me nje vendim te formes se prere. per sa kohe seshte shpallur gjendja jashtzakonshme leviz e shkoj ku tme doje kari

    Përgjigju
    • Vittorio Zgarbi: 19/03/2020 18:37

      Or mik nderro mendje. Ne ketu ne Itali pinim birra corona dhe talleshim me coronavirusin. Gjera ty ndryshuan shpejt. Me kaluan poshte dritares kamionet me arkivolet. Mbylluni ne shtepi se do i lini femijet tuaj pa gjysher. Sirenat e ambulances ne lagje jane te tmerrshme. Ke do marin? Do e kem takuar ndo1 here? Or mik mendojme neser per lirine dhe te drejtat. Mos degjoni çfare thote Rama motërgrisuri. Me orar?!!! Mos dilni fare nga shtepia. Blini gjerat nje here ne jave. Ne Shqiperi ska karantine. Ka tallava

    • O llesho: 19/03/2020 15:07

      Po neper markete e dyqane te mbipopulluara, callcentera e fasoneri nuk infektohemi?Apo vetem po na pa virusi ne rruge na infekton!

    • llesh: 19/03/2020 14:28

      Nuk shkon ku te duash o don bytha, sepse infekton tjeret. nqs nuk je i infektuar infektohesh vete. a more vesh o katunar

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës