Nga takimet e presidentes Jahjaga ne New York

PRISHTINË-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua në New York me Ministrin e Punëve të Jashtme të Seychelles, Jean Paul Adam. Duke vlerësuar procesin e konsolidimit ndërkombëtar të vendit, Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot është e pranuar nga 108 vende të botës dhe se njohja nga Seychelles do të ndihmonte në kompletimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ministri i Jashtëm, Jean Paul Adam, u interesua për zhvillimet aktuale në Kosovë, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se Seychelles do të konsiderojë seriozisht njohjen e Kosovës.Nga New York Presidenca kosovare njoftoi mbrëmë edhe se Presidentja Jahjaga u takua me Ministren e Jashtme të Ganës, Hanna Serwaa Tetteh. Presidentja Jahjaga kërkoi nga Tetteh që në janar të vitit 2015, kur do të mbahet takimi i krerëve të shteteve të Unionit Afrikan, mundësinë e kalimit të një rezolute ku do kërkohej njohja e Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua në New York me Ministrin e Punëve të Jashtme të Seychelles, Jean Paul Adam. Presidentja Jahjaga tha se Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë, është shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti dhe promovuese e fqinjësise së mirë. Ajo tha se Kosova në arenën ndërkombëtare ka forcuar subjektivitetin e saj, duke lidhur marrëdhënie biletareale me shtete të ndryshme. Duke vlerësuar procesin e konsolidimit ndërkombëtar të vendit, Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot është e pranuar nga 108 vende të botës dhe se njohja nga Seychelles do të ndihmonte në kompletimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ministri i Jashtëm, Jean Paul Adam u interesua për zhvillimet aktuale në Kosovë, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se Seychelles do të konsiderojë seriozisht njohjen e Kosovës.Presidentja Jahjaga u takua në  New York edhe me Kryeministrin e Luksemburgut,  Xavier Bettel. Kryeministri Bettel vlerësoi arritjet në Kosovë dhe theksoi përparimin në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se vendi i tij i vlerëson pozitivisht zhvillimet në Kosovë dhe do të angazhohet për proceset integruese të Kosovës, bëri të ditur mbrëmë Presidenca kosovare.
Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Bettel biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, konsolidimin ndërkombëtar të saj dhe njohjet. Presidentja Jahjaga e njoftoi Kryeministrin Bettel për arritjet e Kosovës, rolin e saj të faktorit të stabilitetit në rajon dhe promovuesit të paqes. Ajo tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare, posaçërisht në OKB dhe BE dhe e vlerësoi të rëndësishëm rolin e Luksemburgut në këto dy mekanizma për të ndihmuar në njohje dhe anëtarësim. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin