Nga Topalli te Murrizi, zhgënjejnë krerët e partive të reja, nuk marrin asnjë mandat! PD humbi 21 mijë vota nga gafa e Bashës që nuk i bashkoi

TIRANË- Zgjedhjet parlamentare të 2021 solli në garë edhe parti të reja, që kishin të gjithë një qëllim, rrëzimin e PD-PS-LSI, që e cilësonin si të keqen e këtij vendi. Mirëpo teksa u trumbetuan me të madhe si figura politike, shpesh herë edhe “të zhurmshëm”, asnjë prej kryetarëve të partive të reja nuk arriti që të merrte një karrige në parlamentin e ri.

Jozefina Topalli, krijoi partinë e saj dhe në studion e Report Tv me bindje të plotë tha se “Lëvizja për Ndryshim” do të ishte surpriza e 25 prillit, por nuk rezultoi kështu. Në rang vendi, ajo arriti të merrte 7049 vota. Topalli nuk mori një mandat aq në vendlindjen e saj, në Shkodër.

Një tjetër figurë shumë e rëndësishme nga opozita e re, ishte edhe Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit. Ajo ishte një nga emrat më të fortë të opozitës së re në Kuvend dhe pretendonte që të merrte besimin e qytetarëve për 4 vitet e ardshme. Ajo nuk zgjodhi që të hapte një parti, por u angazhua me ‘Nisma Thurjen’ duke kryesuar listën e kësaj force politike në Elbasan, por mori vetëm 456 vota. I njëjti fat ishte dhe për kryetarin e kësaj partie, Endri Shabani me 244.

Në garë për 25 prillin ishte edhe Astrit Patozi me partinë e tij Bindja Demokratike. Në rang kombëtar, BD mori 8238 vota, ndërsa Patozi mori vetëm 290.

Myslim Murrizi ishte një tjetër opozitar i ri që krijoi parti të re me shpresën se do ishte në parlament edhe për katër vite të tjera. Mirëpo rezultati ishte shumë zhgënjyes, duke marrë 4698 vota në rang vendi dhe Murrizi mori vetëm 46 vota. Më zhgënjyes është edhe për Kujtim Gjuzi, ku mori vetëm 2 praktikisht të veten dhe të një familjari.

Mirëpo në një analizë më të thellë që shkon përtej të dukshmes, këto shifra arrijnë të japin edhe një argument se përse strategjia e Lulzim Bashës ishte e gabuar. Përçarja e PD-së, prej së cilës rrodhën edhe Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi i sollën një humbje të madhe, prej më shumë se 21 mijë vota. Gabim ishte edhe këtyre partive të reja që nuk dolën me një listë të përbashkët, ku shanset për të marrë mandate ishin më të mëdha. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 29/04/2021 04:05

    Po jozefickes i ka ikur koha, po kerkonte te fitonte para si njehere ne kohe kur ishte kryetare parlamentare po kesaj radhe i genjeu mendja. Populli u tregua me i zgjuar se keta pseudo politikan qe e kane vendin ne biruce. Kane 30 vjet qe vjedhin e shkaterrojne Shqiperine e varferojne shqiptaret. Boll me joseficka, like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka, vendu juaj eshte burgu dhe te lani gjithe gjynahet qe i keni sjelle kesaj SHQIPERIE. SHQIPERIA E SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • eri: 29/04/2021 00:07

    injoranca e atyre qe e moren mundimin te votojne nuk ishte se ja dhane mandatin e 3 Rames po i dhane disa mandate partise familjare LSI.. Ato vota me mire tjua jepnin ktyre dhe mbaroi filmi.. Do ishin me te vlefshem kta se kandidatet e LsI qe dalin neper video duke blere votat..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë