Nga ‘vatra infektimi’ në shembull vaksinimi, kryetar i shoqatës ‘Pro-Export’: 60 % e stafit të fasonerive të vaksinuar me të dyja dozat! Kemi mungesë stafi, mbi 10 mijë vende të lira pune

TIRANË-Fillimi i pandemisë goditjen e parë e dha në sektorin e fasonerive, ku përtej mbylljes u kthyen edhe në vatra të nxehta të infektimit me COVID-19. Me nisjen e vaksinimit masiv, ky sektor ka qenë edhe më i ndërgjegjësuar për ta bërë atë. Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export”, tha se 60 % e stafit të fasonerive kanë bërë të dyja dozat e vaksinës, ndërsa shtoi se është mjaft e nevojshëm që qeveria përmes komunikimit të mund të arrijë të bind qytetarët që të vaksinohen pasi kjo është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund pandemisë dhe ekonomia të fillojë të ringrihet. Prençe tha se fasoneritë që prej fillimit të pandemisë dhe deri më sot kanë të aktivizuar “kodin e kuq” ku respektimi i distancës dhe mbajtja e maskës është detyrim për të gjithë stafin.

“Nga vendimi i qeverisë dhe kërkesa jonë e vazhdueshme kemi që në prill që është shtuar vaksinimi i sektorit tonë, dhe deri tani 60 % janë të vaksinuar edhe me dozën e dytë. Kjo do të ndikojë në mënyrë pozitive ndaj valës së re të pandemisë duke ulur infektimet. Ne kemi protokollin e kuq që nuk ka ikur asnjëherë në fasoneritë për respektimin e distancës dhe mbajtja e maskës në vendin e punës. Duhet të kemi një vaksinim masiv si nevojë për të dalë nga kjo pandemi globale dhe një reflektim nga ana e qytetarëve për ta bërë atë. Qeveria përmes komunikimit duhet të arrijë të bind njerëzit që të vaksinohen pasi është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë globale”, tha Prençe.

Për sa i përket ringritjes së ekonomisë së fasonerive, kryetari i  shoqatës “Pro-Export” Edvin Prençe u shpreh se aktualisht ky sektor ka mungesë stafi ku mbi 10 mijë vende pune janë të lira.

“Kemi një mungesë të theksuar të punonjësve në këtë sektor, janë mbi 10 mijë vende pune të lira që mungojnë në sistemin tonë të punës. Në fund të 2019 kur ishte periudhë normaliteti ishim rreth 70 mijë punonjës dhe aktualisht janë 57 mijë punonjës, praj janë mbi 10 mijë punonjës”, tha Prençe.

Prania që prej muajit gusht të variantit Delta në Shqipëri ka bërë që shifrat e të infektuarve në vend të rritet, ku kapacitetet në Spitalin Infektiv po shkojnë drejt ezaurimit dhe është hapur COVID 3. Kjo ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendos vaksinim të detyrueshëm për disa kategori si stafet mjekësore, arsimtarët, studentët , punonjës të administratës, policët, farmacistë e laborantë për shkak të kontaktit më të madh që kanë me njerëzit dhe virusit.

Shumë njerëz shpesh shfaqen skeptikë në lidhje me vaksinimi, por deri tani të gjitha studimet në botë kanë treguar se efektet e saj anësore janë shumë më të pakta dhe të parrezikshme krahasuar me efektet që lë vetë COVID-19 dhe vaksinimi i plotë i popullsisë duket se do të jetë fundi i pandemisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anila: 08/09/2021 11:40

    Po kush vjen te punoje per ju o plehra, qe paguani 20 mije leke ne muaj dhe i merrni shpirtin punetoreve. Ju duhet te detyroheni me zor te rrisni rrogat ose tju hiqet licenca, po kush do ta beje thuaj. Rama eshte shoku juar edhe me plehre se ju.

    Përgjigju
  • PETRIT: 08/09/2021 11:22

    Punedhenes te nderuar, duhet ta kuptoni qe nuk mund te punoje asnje punetore qe e vlereson veten nen pagen 400-500 mije leke ne muaj(sepse nuk mund te jetohet nen ate page).Mund te punojne 1 vit apo 2, deri sa te gjejne rrugen e emigrimit.Pa u krijuar nja page e qendrueshme dhe dinjitoze , nuk do gjesh punetore qe e duan punen.

    Përgjigju
  • beni: 08/09/2021 10:52

    hahahaha keni mungesa stafi, 10 mije vende pune te lira. por ju i paguani njerezit me 180 mije te vjetra ne muajk more pa asnje dite pushimi, kush vjen te behet skllav tek ju. ju nuk paguani as pagen minimale dhe kerkoni punetore.m ju thjeshte jeni shfrytezues

    Përgjigju
  • Ladi: 08/09/2021 10:39

    Edhe 10 mije bangladeshas te tjere dmth! Bravo o perfaqesues i skllavopronareve! Pse te rrisni rroget kur mund te merrni skllever nga Bangladeshi! Edhe paguani edhe me pak se shqiptaret edhe krijoni per 20vite minioritetin e ri bangladeshas. Lum Shqiperia per patriote si ju! Dhe rrofte lideri yne global-nderplanetar-nderyjor-ndergalaktik-nderuniversal Edvin Rama i III !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë