Duke nisur nga viti i ardhshëm aplikacioni i njohur i mesazheve, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në moedelet e smartphonëve të vjetër dhe të atyre që nuk e zbatojnë dot përmirësimin e softuerit .
WhatsApp do të pushojë së funksionuari në 49 modele të telefonave duke përfshirë iPhone 5 ose 5c së bashku me disa modele Huawei, LG dhe Samsung. Sidoqoftë, përdoruesve të atyre telefonave do t'u dërgohet një alarm nga WhatsApp përpara se të ndalojë së punuari.
"Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime. Këto pajisje gjithashtu mund të mos kenë përditësimet më të fundit të sigurisë, ose mund të mos kenë funksionalitetin e kërkuar për të ekzekutuar WhatsApp"-thuhet në njoftimin e bërë nga kompania.
![]()
Komente

