Pogradec, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë! Dyshohet se ngacmonte seksualisht prej 1 muaji 2 nxënëset e mitura! I bënte gjeste gjatë mësimit e i dërgonte mesazhe natën! Shkonte i dehur në mësim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë është arrestuar pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëset e mitura. Burime konfirmojnë se i arrestuari është shtetasi Adriatik Haxhillari, ndërsa ngacmimi ndaj dy nxënësve, 14 vjeçe, dyshohet se ka zgjatur prej gati 1 muaji.

Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbërthejë në prani të psikologeve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar mesazhe ngacmuese në orët e natës.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje në lidhje me ngacmimet dhe as kanë denoncuar, ndërsa bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje në telefon në orën 11 të natës.  Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur, ndërsa të nesërmen drejtori e ka thirrur për t'i kërkuar ndjesë. 

Po ashtu mësohet se Haxhillari shkonte në shkollë i dehur, pasi konsumonte alkool çdo ditë në lokalin e fshatit para fillimit të mësimit.

Ai është pezulluar nga puna, ndërsa pritet të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale "ngacmimi seksual".

Denoncimet për ngacmime seksuale ndaj të miturve kanë qenë të shpeshtë ditët e fundit, ku vetëm 2 ditë më parë një rast i tillë u denoncua në Gjirokastër. Prindërit e një 16-vjeçarje denoncuan të afërmin e tyre, 53-vjeçarin me inicialet K.H., me akuzën se ka abuzuar seksualisht për 4 vite me të miturën. Gjykata vendosi sot për 53-vjeçarin masën e sigurisë 45 ditë burg, ndërsa vetë ai i mohoi akuzat e ngritura. Ai ka deklaruar se të miturën e ka trajtuar si vajzën e tij, duke e akuzuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me një 32-vjeçar.

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nashka: 06/11/2021 22:04

    Keshtu eshte katandisur arsimi shqiptar .Ejani ne Vlore te shihni si kane degraduar shkollat.Te gjitha emerimet e drejtuesve jane skandaloze.Te gjithe te pagezuar nga Vilma Bello dhe Alma Bakiu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson