Zhvatën 4 mln euro nëpërmjet mashtrimit online/ Pas kompjuterit hiqeshin biznesmenë, në gjyq kokëulur! Lihen në burg mashtruesit

Për policinë Xhentil Kupe është i njohur pasi një dekadë më parë ai është arrestuar për vjedhje në kishën e Shën Mërisë në Voskopojë. Roli i dy shqiptarëve Kupe e Fatbardh Danja ishte hapja e bizneseve fiktive pranë qëndrës kombëtare të bizneseve, strehimi i të huajve si dhe tërheqja e parave në banka.

Edhe pse qëndronte prej tre vitesh në Shqipëri si emigrant ilegal pa leje qëndrimi Donald Fonkem bizneset i hapi nëpërmjet Xhentil Kupës e Danjës.Ndërsa llogaritë bankare i kishin thuajse në të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe tërheqjet i bënin në filialet e tyre në kryeqytet.

E-maili i mbërritur nga një biznesmen i huaj në bankën e nivelit të dytë se dikush ka tentuar tw vjedhw nga llogaria e tij, ka vënë në lëvizje agjencitë e zbatimit të ligjit që kanë zbuluar mashtrimin kompjuterik me vlera të mëdha të grupit që ndërhynte në e-mailet mes qytetarëve, në marrëdhënien klient-biznes.

Grupi i mashtruesve ndërhynte në email në momentin që do bëhej pagesa, duke ndërruar të dhënat e llogarive. Në dërgesat e tërhequra rezultojnë shuma të ndryshme nga 300 mijë euro deri në 15 mijë euro që Donald Fonken dhe dy shqiptarët kanë tërhequr nga bankat e nivelit të dytë.

Si pjesë e mashtrimit nëpër banka ata deklaronin se kishin aktivitet tregtimin e arit, gurëve të çmuar dhe metaleve të rralla nga minierat. Ndaj tyre gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa Report Tv mëson se pranë prokurorisë janë paraqitur për kallëzim 10 biznesmenë të tjerë të mashtruar nga i njëjti grup.

4 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre tre të huaj dhe një shqiptar, ku dyshohet se kanë shkuar jashtë vendit. Së fundmi janë bërë edhe një numër i ri i konsiderueshëm, denoncimesh në lidhje me këtë skemë mashtrimi.

Shtetësja kamerunase, Marie Goufan, 31 vjeçe, ka deklaruar në gjykatë se ndodhej në Tiranë pasi kishte njohje me djalin tjetër nga Kameruni Donad Anu dhe se kishte ardhur për të nisur një jetesë të re më të këtu në Tiranë. Ndërkohë nga ana tjetër, 34-vjeçari nga Kameruni ka thënë se ai ishte në Tiranë për turizëm, duke krijuar përplasje në deklaratat e tyre.

Dy shtetas nga Kameruni dhe shqiptarët u arrestuan nëpërmjet skemës “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare.

U arrestuan Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukwu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë dhe dy shqiptarët Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;  Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Kjo goditje e kësaj skeme kriminale realizohet për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë, teksa ka nxjerrë në pah edhe një tjetër problematikë, atë që shtetas të huaj qëndrojnë pa dokumente në Shqipëri.  Për këtë grup kriminal ka prova të mjaftueshme që i implimikon ato, teksa mësohet se fatmirësisht paratë janë rikthyer te bizneset duke minimizuar dëmin dhe viktimat.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
DOSJA e mashtrimit, i arrestuari kishte një biznes diamantësh, si i erdhën në llogari 300 mijë euro: Nuk e dija

Xhentil Kupe një nga të arrestuarit si i përfshirë në skemën e mashtrimit online ka të regjistruar një biznes gurësh të çmuar, përpunimit të arit dhe metaleve të tjera të rralla.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhet se pasu ai i hapi një llogari shtetasit me emrin Donald për ta ndihmuar, të cilin e kishte njohur nga e motra, më datë 15 prill të këtij viti ai ka bërë një tërheqje parash në bankë të një shume prej 41 mijë eurosh. Ndërkohë që në llogari i kishin ardhur 300 mijë euro.

Ora 12:23
Në pranga për mashtrim online, një prej të arrestuarve më parë kishte vjedhur një kishë në Voskopojë

 

Njëri prej të arrestuarve në grupin për mashtrim kompjuterik, Xhentil Kupe, ka qenë i arrestuar më parë për vjedhjen e një kishe. Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhet se ai është arrestuar në vitin 2010 për vjedhjen e Kishës së Shën Mërisë në Voskopojë, ku ishin vjedhur disa mbajtëse llapadarësh dhe një pjesë e ikonostasit.

1627122618_XhentilKupe.jpg

Xhentil Kupe
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento

Komente

  • Miti: 24/07/2021 21:26

    O Drejtoria e kufirit, e keni leshuar pa duar dhenien e lejeve te qendrimit. Cdo lloj bythziu pabuks mund te vije te marre leje qendrimi ketu. Han me 2 porta e beri Saliu ne 1992, han pa porta fare e bete ju Ri-Pjellasit qe ju humbte vula se po e ktheni Shqiperine ne kosh pleherash.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

SHBA përdor diplomacinë dhe 'qetëson' Francën, negociojnë për paktin Aukus