BERAT - Artan Sulo, mjeku 51-vjeçar në spitalin e Beratit, është pushuar nga puna pas denoncimit të bërë nga një paciente e tij, e cila ka deklaruar se ai e ka ngacmuar seksualisht. Drejtoresha e spitalit të Beratit, Valbona Papa deklaroi se mjeku ka pasur probleme dhe katër muajt e fundit ishte rehabilituar për varësinë ndaj alkoolit.
Drejtoresha Papa së bashku me stafin pavarësisht se i njihnin problemet që krirugu kishte me alkoolin, kanë lejuar që ai të vazhdonte punën me pacientët që paraqiteshin në spital.
Valbona Papa thote se ajo ndodhej jashtë Shqipërise kur ndodhi ngjarja dhe vetem pasi mesoi për denoncimin nderpreu cdo marrëdhënie financiare të kirurgut me spitalin ku ai punonte.
“Gjykata dha masën “arrest shtëpie” për mjekun Artan Sulo dhe pas vendimit të Gjykatës mjeku u pushua nga detyra. Mora vesh nga mediat se mjeku ngacmoi seksualisht 20-vjeçaren, ai kishte probleme po në marëdhenie pune ishte korrekt”, ka deklaruar Papa.
Arrestimi i mjekut kirurg Adrian Sulo, zgjedhja deputet e kirurgut Eduart Bejko dhe dalja në pension e një tjetër mjeku e con në katër numrin e mjekëve kirurgë të larguar nga Repartit të Kirurgjisë në spitalin rajonal të Beratit dhe sipas drejtoreshes kirurgjia e Beratit ka mungesë të theksuar mjekësh kirurgë.
Sipas policisë dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur gjatë kohës që 20-vjeçarja ka qenë e shtruar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku është operuar.
Pas daljes nga spitali, vajza u tha familjarëve të saj, se mjeku kirurg Artan Sulo, baba i dy fëmijëve, e kishte ngacmuar seksualisht gjatë kohës që ajo kurohej.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO