Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku radiolog në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku radiolog në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

TIRANË- Mjeku radiolog Pëllumb Hysko i cili shërben në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por edhe në një klinikë private, është arrestuar nga Policia e Tiranës, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe ngacmim seksual. Po ashtu, në hetim është vënë edhe tekniku laborant Artur Zeko për shpërdorim detyre. 

"Në lidhje me një rast të transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se: Pas transmetimit të pamjeve filmike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ndaluan shtetasin Pëllumb Hysko, 58 vjeç, i dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Ngacmimi seksual" parashikuar nga neni 248 dhe 108/a të Kodit Penal.

Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Z., 51 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal", njoftoi Policia. 

Arrestimi i mjekut radiolog nga detyra vjen pas një skandali me një paciente në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi, të cilën e ka ngacmuar seksualisht. Rasti u denoncua në emisionin investigativ STOP.

Vetë spitali "Shefqet Ndroqi" para arrestimit të mjekut, pati deklaruar se mjeku ishte pezulluar nga detyra. Spitali “Shefqet Ndroqi” thotë se ka nisur edhe një hetim disiplinor për radiologun dhe gjithë punonjësit e e përfshirë në këtë rast të paprecedent.

“Pas publikimit të rastit tronditës në emisionin “Stop”, mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar menjëherë nga detyra. Drejtuesit e spitalit kanë urdhëruar fillimin e një hetimi disiplinor dhe të Këshillit të Etikës për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë rast të paprecedent.

Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe çdo sjellje abuzive me pacientët. Abuzimi seksual është jo vetëm një veprim kriminal, por një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore, së cilës i jemi përkushtuar. Të gjithë ne mjekët dhe punonjësit e Spitalit “Shefqet Ndroqi” jemi thellësisht të tronditur, të tradhtuar dhe të revoltuar nga veprimet e kolegëve tanë. Por, duam të sigurojmë qytetarët se do të vijojmë të qëndrojmë në mbrojtje të shëndetit, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre.

Falënderojmë emisionin “Stop” për denoncimin e këtij rasti abuziv dhe inkurajojmë çdo qytetar dhe media të bëjnë të njëjtën gjë nëse ndodhen përpara situatave te shëmtuara qe kompromentojnë misionin fisnik të mjekut dhe të personelit tonë, të cilët shërbejnë për të shëruar dhe shpëtuar jetë njerëzish.

Ky rast na bën të ndiejmë përgjegjësinë për t’u kërkuar ndjesë publike qytetarëve dhe sigurojmë publikun se çdo rast i ngjashëm do të marrë përgjigjen e merituar ligjore në bashkëpunim me organet përkatëse, duke siguruar ndëshkimin e individëve që kompromentojnë misionin e shenjtë të mjekut”, thuhet në deklaratë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirja: 23/10/2024 15:00

    Ky trimi pislliqet i bente ne kliniken private, jo ne shtet. Nqs nuk i hiqet e drejta e ushtrimit te profesionin dhe nuk denohet penalisht, ky mund te vazhdoje perseri. Vesi del me shpirtin!

    Përgjigju
  • Lsi lesh: 23/10/2024 14:39

    Shtresa me e ulet e shoqerise mjeket doktorrat dhe deputetet jan..te fëlliqur fare te degraduar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani