“Doja të kryeja marrëdhënie seksuale me të, pasi vajza më pëlqente. Kot e bëni kaq të madhe”. Kjo është dëshmia shokuese e 34-vjeçarit Ilir Cullhaj para togave të zeza, i cili u arrestua në flagrancë duke tentuar të rrëmbejë një vajzë 12-vjeçare 2 ditë më parë në Durrës.
Gjykata e Durrësit ka vendosur “Arrest me burg për 34-vjeçarin, i cili i kishte dhënë një letër të miturës, ku i kishte shkruar numrin e tij të telefonit si dhe disa fjalë të tjera të turpshme ku i kërkonte seks kundrejt pagesës të miturës.
Në seancën me dyer të mbyllura, u administrua letra si provë materiale, çka u pranua nga 34-vjeçari si e shkruar prej tij. Personi që shihni në video është i martuar dhe ka një fëmijë.
Gjatë caktimit të masës asnjë nga familjarët e tij nuk ishte në gjykatë.
Por si u bë i mundur arrestimi i 34-vjeçarit?
E mitura i ka treguar nënës së saj për rastin. Kjo e fundit ka shkuar në polici ku bëri edhe denoncimin. Nëna e 12 vjeçares bashkëpunoi ngushtë me policinë për arrestimin e 34 vjeçarit Ilir Cullhaj.
Pak ditë pas letrës që i kishte dhënë 12-vjeçares, Cullhaj vijoj veprimet e tij për të rrëmbyer të miturën. Pasi e ka parë vetëm në rrugë, 34-vjeçari ka tentuar ta futë me forcë në makinë vajzën e vogël.
Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë Policia e cila ka bërë arrestimin në flagrancë të tij, ndërkohë që vajza ka dhënë dëshminë e saj në praninë edhe të një psikologu.
Ilir Cullhaj rrezikon deri në 5 vjet burg në akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO