Ngacmonte seksualisht 2 nxënëse të mitura, reagon Boçi për drejtorin e shkollës në Pogradec: Dëshmi e devijimit të një sistemi të tërë arsimor të kalbur! Arsimi duhet shpëtuar

Ngacmonte seksualisht 2 nxënëse të mitura, reagon Boçi për drejtorin e shkollës në Pogradec: Dëshmi e devijimit të një sistemi të tërë arsimor të kalbur!  Arsimi duhet shpëtuar

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Pogradec, ku drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë është arrestuar pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëset e mitura, duke thënë se kjo është një dëshmi e devijimit të një sistemi të tërë arsimor të kalbur.

Ai shprehet se rastet e dhunës dhe ngacmimit seksual nëpër shkolla nuk janë një rastësi, dhe se sistemi arsimor duhet shpëtuar përmes riformimit.

Sipas tij edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.

Ai shton se duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.

Postimi i Luçiano Boçi:

TË SHPËTOJMË ARSIMIN

Rastet e dhunës e ngacmimeve seksuale, ku përfshihen drejtues institucionesh arsimore e punonjës, nuk janë rastësi.

Ato janë dëshmi e devijimit dhe rrënimit të një sistemi të tërë tashmë të kalbur.

Ky sistem duhet riformatuar.

Edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.

Duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.

Duhet një ripozicionim i ri i figurës së mësuesit, detyrës e vlerësimit të tij si mësimdhënës dhe edukator.

Duhet një sistem i ri karriere e vlerësimi për çdo drejtues dhe mësues.

Duhet një sistem i ri inspektimi dhe kontrolli të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit.

Duhet një rol i ri efikas dhe vendimarrës i prindërve dhe komunitetit.

Mbushja e shkollës me patronazhistë e komandime politike, lënia e saj në dorë të pasionantëve politikë pa vlera njerëzore dhe pedagogjike, duhet të marrë fund.

Arsimi duhet shpëtuar!!!!


Lajmi kryesor:

Ministrja e Arsimit dënon rastin e ngacmimit seksual në Pogradec: Në shkollat tona nuk do të ketë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut