Një shqiptar ka përfunduar në burg nën akuzën e ngacmimit seksual të disa vajzave e grave në autobusët e Londrës. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Giorge Zhukas, 47 i cili është dënuar me 18 muaj burg, nga Gjykata e Snaresbrook Crown pasi pranoi akuzat për 9 ngacmime seksuale gjatë 2015-ës në disa linja autobusësh në lindje të Londrës, mes tyre një 13 e 14 vjeçare.
 
Ngacmimet seksuale janë kryer në autobusët e Walthamstow  dhe Ilford nga 11 gushti deri në 11 nëntor i vitit të kaluar, thotë Scotland Yard, ndërsa 47-vjeçari u arrestua në 20 dhjetor.
 
Shqiptari Zhukas do të deportohet në Shqipëri pasi të ketë kryer dënimin, ndërsa emri i tij u regjistrua gjithashtu në regjistrin e abuzuesve seksualë për 10 vjet.
 
4 prej abuzimeve të tij nuk ishin raportuar nga viktimat, por Shërbimi i Prokurorisë disponon pamjet e CCTV të marra nga autobusët,  të cilat e akuzojnë atë.
 
Detektivi Adnan Qureshi përgëzoi viktimat, disa prej të cilave ishin adoleshente për kurajën në raportimin e krimeve. “Në sajë të veprimeve të tyre, ky individ i neveritshëm ka marrë një dënim të gjatë me burg dhe dëbim pas lirimit të tij, që shpresoj se i nxit të tjerët që të veprojnë në këtë mënyrë në rrethana të ngjashme”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)