Stian Ytterdahl u detyrua nga shoku i tij të bënte tatuazh një recetë të McDonald. Ai tha se miku i tij e detyroi të bënte tatuazh një Barbie në vithe ose recetën e McDonald.
Ai zgjodhi të bënte recetën në parakrah. Sipas një agjencie të lajmeve vendase, ky tatuazh ishte një "dënim pasi ngacmonte shumë vajzat".
Kurse vetë adoleshenti dukej se ishte entuziast për këtë tatuazh. "Është bukur të mendosh se unë kam një tatuazh që askush tjetër nuk e ka patur më parë. Në tatuazh janë ora dhe data gjithashtu", tregon adoleshenti.
Artisti që i bëri tatuazhin e cilësoi këtë gjë si më të çuditshmen që ka bërë ndonjëherë.
(v.gj/shqiptarja.com)