Kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë kallëzuar penalisht në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) disa efektivëve të Policisë së Shtetit, për të cilët pretendojnë se kanë ngacmuar dy vajza gjatë protestës para Kryeministrisë.

Sipas Kalasë dhe Doçit të cilët ndodheshin në vendngjarje në momentin kur dy vajzat u ngacmuan, kanë ndërhyrë për t’i mbrojtur, të cilët tregojnë se në momentin e incidentit efektivët ishin me uniformë dhe në krye të detyrës.

Dy kallëzuesit kërkojnë që AMP të verifikojë rastin dhe të hetojë veprimet e efektivëve.