Vijon ngadalësimi i rritjes së çmimeve në treg. Sipas INSTAT, Inflacioni, matës i ndryshimit të çmimit të mallrave të konsumit nga 7.4% rezultonte në dhjetor, në janar inflacioni zbriti në vlerën 7.2%. Ulja e tretë rradhazi, pas stuhisë inflacioniste të përjetuar gjatë vitit 2022, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë. Inflacioni arriti vlerën rekord prej 8.3% në muajin tetor, vlerë rekord e aritur në Shqipëri që prej vitit 1998.

Sipas INSTAT, krahasuar me Janarin e viti 2022 rritja më e madhe e Çmimeve i atribuohet grupit “ushqime dhe pije alkoolike” me 13.3%, ku rritjen më të madhe në këtë grup e kanë shënuar çmimet e bulmetit si qumësht, djathë dhe vezë që u rritën me 26,4% pasur nga nëngrupi vajra. Më pas vijnë grupi mobilje, pajisje shtëpie 6.6%, transporti me 6,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,6 %.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)