TIRANË-  Ngarkesa e madhe në punë ka detyruar Prokurorinë e Përgjithshme të shtojë numrin e prokurorëve në Njësit Hetimore të Task-Forcës në disa qytete në vend.
 
Kështu, kryeprokurori Adriatik Llalla ka shtuar 8 prokurorë të rinj në njësit e task-Forcës në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan. Kjo sipas Prokurorisë së Përgjithshme është edhe një masë e shtuar në luftën kundër korrupsionit. 

“Gjatë muajve të fundit është konstatuar rritje e ndjeshme e ngarkesës së punës në Njësitë e Përbashkëta Hetimore. Për këtë arsye, duke e konsideruar luftën kundër korrupsionit si prioritet kryesor të punës së prokurorisë, Llalla e vlerëson të domosdoshme forcimin e Njësitë e Përbashkëta Hetimore me kapacitete njerëzore dhe infrastrukturore”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ja emrat e prokurorëve të rinj

1. Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Force, Tiranë, shtohen dy prokurorë të komanduar;

-Deniona Katro, e cila do të jetë e komanduar edhe drejtuese e njësisë
-Ramadan Troci

Drejtuesi i mëparshëm kësaj njësie, prokuror Gentian Trenova, do të vijojë të ushtrojë funksionet pranë kësaj njësie.Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 10 prokurorë
 
2. Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Durrës Task-Force, shtohen dy prokurorë të komanduar;

-Dritan Gina
-Alma Kola

Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 5 prokurorë
 
3. Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Vlorë Task-Force, shtohet një prokuror i komanduar;

-Albert Kuliçi

Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 3 prokurorë
 
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan do të strukturohet Njësia e Përbashkët Hetimore Task-Force. Krijimi i njësisë në Elbasan është deklaruar nga Prokurori i Përgjithshëm gjatë analizës vjetore për viitn 2013, e cila u zhvillua në muajin Shkurt 2014.

Në këtë Njësi janë caktuar tre prokurorë:

-Enkelejda Millonai
-Bledar Mustafaraj
-Kreshnik Ajazi 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)