GJERMANI - Dymbëdhjetë pasagjerë u harruan për një ditë në një autobus që ndodhej në pistën e një aeroporti në Këln të Gjermanisë. Pasagjerët do të fluturonin me avionin e një kompanie gjermane nga Këlni drejt Zyrihut të Zvicrës.

Sipas mediave gjermane, kompania ajrore 'Germanëings' pranoi se kishte ndodhur një ngatërresë, ku pasagjerët në vend që të ishin në bordin e aeroplanit përfunduan në autobus. Para nisjes së fluturimit nga Këlni, kompania ajrore njoftoi pasagjerët se avioni kishte pësuar defekt dhe duhet të dilnin jashtë të prisnin një avion tjetër.

Pasi u zhvendosën të gjithë pasagjerët, 12 prej tyre u harruan në një autobus në pistën e aeroportit. "Ne vetëm mund t'u kërkojmë ndjesë pasagjerëve", tha zëdhënësi i kompanisë ajrore, Heinz Joachin Shoetes.

Bagazhet e udhëtarëve mbërritën në aeroportin e Zyrihut, kurse vetë pasagjerët mbërritën një ditë me vonesë.


(v.gj/shqiptarja.com)