Ngritja e Gjykatës Kushtetuese prej ditës së djeshme ka hyrë në ngërç. Këtë të premte në ambientet e kësaj Gjykata kanë shkuar dy anëtaret të cilat janë emëruar për të njëjtin vend pune, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. 

Por ndryshe nga Arta Vorpsi e cila ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese si këshilltare,  Marsida Xhaferllari., është pajisur me zyrë nga Administrata. Ndërkohë me anë të një reagimi zyrtarë në faqen e Gjykatës Kushtetues thuhet se ky institucion , është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës. Kështu Gjykata Kushtetuese njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare të re në vendin vakant.

Pas emërimit pasditen e së mërkurës të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në kaos për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur. 

Tashmë procesin i krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri është kthyer në një 'betejë' mes presidentit Meta dhe mazhorancës duke vënë në pikëpyetje serioze procesin e formësimit të saj.

Mbrëmjen e djeshme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Marsida Xhaferllari.

Nga ana tjetër Arta Vorpsi që në renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është vlerësuar si e para me pikë për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, u shpall edhe në fletoren zyrtare, megjithatë ajo nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek presidenti Meta. 

Marsida Xhaferllari duke hyrë te Gjykata Kushtetuese

Arta Vorpsi duke u hyrë te Gjykata Kushtetuese

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Arta Vorpsi për Report Tv: Kërkesë GJK për njohje të mandatit, pres fillimin e punës

Arta Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë drejtueses së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushës  ku i ka kërkuar që mandati i saj si anëtare e kësaj Gjykate të njihet.

E kontaktuar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta për kërkesën e saj ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për njohjen e mandatit , Arta Vorpsi është shprehur: I jam drejtuar zyrtarisht GJK dhe drejtueses së saj dhe po pres fillimin edhe administrativisht të marrëdhënieve të punës.

Kjo do të thotë se Vorpsi po pret që të marrë zyrën dhe mjetet e punës për të nisur si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.