Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në bashkinë e Finiqit në Sarandë, ku deputeti Andrea Marto pretendon se është kërcënuar nga vëllai i kandidatit të PBDNJ-së për këtë bashki, ka reaguar Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Në deklaratën e PBDNJ-së thuhet se e gjithë kjo është një sajesë. Sipas deklaratës referenca tek personi, Jani Babi i cili është sot në gjykimin e votes së sovranit përbën shkelje të kodit elektoral duke synuar ndikimin e votës.
“Shprehim keqardhjen e thellë për ndërhyrjen aspak komode, jashtë etikës dhe kuadrit ligjor të procesit të votimit të deputetit të PS-së Andrea Marto. Zhgjedhjet nuk fitohen me sajesa. Referenca tek personi I cili është sot në gjykimin e votes së sovranit përbën shkelje të kodit elektoral duke synuar ndikimin e votes. Nuk është në traditën e popullit të zonës dhe në veçanti të elektoratit të PBDNJ-OMONIA, akuzë të cilën ngarkon deputeti në fjalë. Keqardhje e thellë që në defiçitin e tij elektoral tenton të stigmatizojë organizatën e cila e promovoi politikisht”, -thuhet në deklaratën e PBDNJ-së.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com