Në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit bëhet me dije se:
Më datën 11.09.2014, në orën 16:00, në stadiumin «Loro Boriçi» të qytetit Shkodër është zhvilluar ndeshja e futbollit Vllaznia - Tirana, e vlefshme për Kategorinë Superiore.
Nga ana e Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër u morën masat e duhura për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të këtij aktiviteti.
Në stadium kanë qenë të pranishëm rreth 7000 sportdashës, nga të cilët 450 mbështetës të ekipit të Tiranës, të cilët u vendosën në tribunën A, të ndarë nga spotëdashëshit vendas.
Rreth minutës së 75-te të ndeshjes sportdashësit e ekipit të Tiranës, të cilët ishin akomoduar në tribunën A të stadiumit, kanë filluar të shkulin stolat e stadiumit dhe t'i hedhin ato në pistë, duke goditur forcat e policisë. Në këtë moment është dëmtuar në kokë i goditur nga tifozët edhe Presidenti i ekipit të Sport Klub Tiranës, i cili është përpjekur të qetësojë situatën.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë dukë bërë të mundur normalizimin e situatës.
Në përfundim të ndeshjes, një grup prej 50 personash i tifozëve të Tiranës, kanë kaluar kangjellat, duke hyre në pistë ku kanë goditur me stolat e stadiumit punonjës të policisë të planizuar me shërbim.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e policisë të planizuara me shërbim të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë për normalizimin e situatës, sigurimin e tifozëve miq dhe shoqërimin në komisariat të personave që kanë kryer këto akte të dhunshme.
Gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë kanë pësuar dëmtime 5 punonjës policie të Komisariatit Policisë Shkodër, të cilët pasi kanë marrë mjekim kanë dalë nga spitali.
Po ashtu, janë lënduar dhe 12 persona lehtë, të cilët pas marrjes së mjekimit janë larguar pa probleme. Në sajë të masave të marra dhe ndërhyrjes së menjëhershme u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës dhe normalizimi i saj. Po ashtu, u morën masa dhe u garantua dhe siguria në qytetin e Shkodrës, ku nuk pati asnjë lloj incidenti.
Për shoqërimin e ekipit të Tiranës u vunë në dispozicion forca të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.
Krahas sa më sipër, strukturat e policisë morën të gjitha masat për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të akteve të dhunës.
Në kuadër të këtyre veprimeve janë shoqëruar në komisariat gjatë orëve të mbrëmjes, pas përfundimit të ndeshjes, 54 shtetas si autorë të dyshuar të akteve të dhunës.
o Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar në flagrancë 13 shtetas:
1. Aldo Çelmeta, vjeç 20, banues në Tiranë.
2. Alban Rexha, vjeç 37, banues në Tiranë
3. Getart Çeltiku, vjeç 37, banues në Tiranë
4. Erlind Allmeta, vjeç 23, banues në Tiranë
5. Denis Karaj, vjeç 34, banues në Tiranë
6. Julis Zhllima, vjeç 18, banues në Tiranë
7. Sajmir Ramekaj, vjeç 46, banues në Shkodër
8. Alfred Larushku, vjeç 21, banues në Shkodër
9. Ndue Doçi, vjeç 21, banues në Shkodër
10. Astrit Premçi, vjeç 34, banues në Shkodër
11. Arben Mujaj, vjeç 21 banues në Shkodër
12. Zef Kroni, vjeç 21, banues në Shkodër
13. Naim Duca, vjeç 57, banues në Shkodër
-Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 41 shtetas të tjerë përkatësisht :
1. N. T., vjec 65, banues në Tiranë,
2. G. M., vjeç 34, banues në Tiranë,
3. B. S. vjeç 37, banues në Tiranë,
4. H. M., vjeç 34, banues në Tiranë,
5. R. Rr. , vjeç 24, banues në Tiranë,
6. I. G., vjeç 24, banues në Tiranë,
7. O. G. vjeç 19, banues në Tiranë,
8. K. K. vjec 24, banues në Tiranë,
9. R. M. vjeç 27, banues në Tiranë,
10. M. Rr., vjec 20, banues në Tiranë,
11. E. B. vjec 27, banues në Tiranë,
12. I. B. vjeç 17, banues në Tiranë,
13. V. K. vjec 34, banues në Tiranë,
14. E. T. vjec 26, banues në Tiranë,
15. J. T., vjec 29, banues në Tiranë,
16. S. E., vjec 23, banues në Tiranë,
17. D. Sh., vjec 31, banues në Tiranë,
18. A. B. vjec 32, banues në Tiranë,
19. E. T., vjec 20, banues në Tiranë,
20. A. H., vjec 26, banues në Tiranë,
21. D. Ç., vjeç 29, banues në Tiranë,
22. E. J. vjec 21, banues në Tiranë,
23. A. H. vjec 23, banues në Tiranë,
24. R. R., vjeç 23, banues në Tiranë,
25. O. M. vjeç 18, banues në Tiranë,
26. F. K. vjeç 22, banues në Tiranë,
27. L. U. vjec 31, banues në Tiranë,
28. M. F. vjec 18, banues në Tiranë,
29. E. J., vjec 23, banues në Tiranë,
30. K. D., vjeç 24, banues në Tiranë,
31. J. A. vjeç 14, banues në Tiranë,
32. E. D. vjec 22, banues në Tiranë,
33. N. M. vjec 29, banues në Tiranë,
34. J. P. vjec 18, banues në Tiranë,
35. D. P. vjec 17, banues në Tiranë,
36. Z. N. vjec 23, banues në Shkodër,
37. D. N. vjeç 20, banuees në Shkodër,
38. D. L., vjeç 17, banues në Shkodër.
39. A. V. vjeç 20, banues në Shkodër.
40. K. K. vjeç 24, banues në Shkodër
41. L. L. vjec 18, banues në Shkodër.
Nga strukturat e Policisë u bë shpallja në kërkim e shtetasit Maringlen Burreli, vjeç 22, banues në Tiranë, i cili është personi i dyshuar se ka goditur punonjësit e policisë dhe Presidentin e Tiranës.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë seRrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të parashikuara nga nent 236, 274 dhe 150 të Kodit Penal.
Policia e Shtetit, duke garantuar qytetarët për angazhimin maksimal të të gjithë punonjësve për sigurimin e rendit e të qetësisë publike, i kërkon dhe një herë sportashësve që të respektojnë regullat dhe të mos bëhen pjesëmarrës në aktet e dhunës.
Po ashtu, organizatorëve të aktiviteve sportive, i kërkon që të marrin masat sipas detyrimeve ligjore për të garantuar mbarëvjatjen e këtyre aktiviteteve, në mënyrë që këto akte dhune të mos përsëriten, pasi dëmtojnë sportin, por dhe cënojnë sigurinë e qytetarëve.
Policia e Shtetit është e vendosur në përmbushjen e misionit të saj në mbrojtje të jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.