Arrestohen 3 të rinjtë që morën pjesë në konfliktin me armë ditën e djeshme në Velipojë, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Policia e Shkodrës bën me dije se ka arrestuar Durim Tahiri, Ervin Tahiri dhe Ervin Ndoj s dhe është shpallur në kërkim 25-vjeçari A.N. 4 të rinjtë janë konfliktuar me armë dhe mjete të tjera të forta afër plazhit në Velipojë.
Burime nga Policia bëjnë me dije se Durim e Ervin Tahiri janë konfliktuar me fjalë fillimisht me Ervin Ndojin dhe A.N. Në konflikt e sipër të rinjtë kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes edhe një armë zjarri automatik bashkë me dy krehra me 42 fishekë.
3 të arrestuarit dhe 25-vjeçari i shpallur në kërkim do akuzohen për vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim dhe prodhim i armëve pa leje.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com