BRITANI E MADHE- Tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 11 vjeç kanë humbur jetën pasi ranë në një liqen të akullt pranë Solihull të dielën teksa ishin duke luajtur. Ndërsa një 6-vjeçar, ndodhet në gjendje kritike në spital.
Mendohet se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të dielës kur fëmijët ishin duke luajtur në akull në Babbs Mill Park, në Kingshurst sipas njoftimit nga Policia e West Midlands.
Ata u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorën nga uji, por oficerët thanë të hënën që të tre nuk arritën që t’ia dilnin. Kërkimet në liqen po vazhdojnë ndërsa policia kërkon të zbardhë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse dikush tjetër ka rënë në liqen pasi bazuar në deklarata e dëshmitarëve thuhet se të pranishëm kanë qenë 6 fëmijë.