FOTO/Ngjarje tragjike në Tetovë, dy punëtorë humbin jetën pasi u zunë poshtë nga muri që po riparonin! Njëri prej tyre nga Shqipëria

FOTO/Ngjarje tragjike në Tetovë, dy punëtorë humbin jetën pasi u zunë poshtë nga muri që po riparonin! Njëri prej tyre nga Shqipëria

Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike u shënua pasditen e 14 korrikut  në fshatin Shipkovicë të Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Dy punëtorë humbën jetën si pasojë e shembjes së murit të cilët po e riparonin, pas shembjes së dheut që kishte ndodhur pak ditë më parë.

Njëri nga viktimat është shtetas i Shqipërisë, informon alsat, ndërsa tjetri shtetas i Maqedonisë së Veriut, fshati Sellcë i Tetovës.

Mediat vendase shkruajnë  se dy viktimat po punonin në ndërtimin e murit pranë lumit që kalon mes fshatit Shipkovicë, kur një pjesë e murit u shemb.

Viktimat janë 50 vjeçari J.C nga Shqipëria dhe 63 vjeçari A.A nga fshati Sellcë i Tetovës.

“Në ora 15:45 në SPB-Tetovë është raportuar se dy persona gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës, A.A.(63) nga Selca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë, kanë marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë. Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre”, informoi policia e Tetovë.

Prokurori publik ka urdhëruar që të sigurohet i gjithë dokumentacioni nga personi juridik që ka angazhuar punëtorët, si dhe dokumentacioni nga komuna lidhur me ndërtimin e murit. Në vendngjarje ka shkuar edhe Inspektorati Shtetëror i Punës, i cili do të përgatisë një raport, për të përcaktuar arsyet e kësaj ngjarje tragjike.

Edhe Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime familijarëve për humbjen e rëndë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve