Ngjarjet e fundit ‘prekin’ turizmin, gazetarja Albina Elezi: Erdha për të pushuar në Shëngjin por janë boshatisur hotelet

Cdo vit në Shqipëri duket se lind një debat për rritjen e çmimeve gjatë sezonit turistik. Përpos kësaj një sërë ngjarjesh të rënda kanë ndodhur ditët e fundit, të cilat kanë një impakt shumë të madh në turizëm, sidomos për të huajt që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë. Shqiptarët e Kosovës duket se janë turistët që nuk na ‘tradhëtojnë;’ kurrë, pasi pothuajse cdo vit ka pasur një fluks shumë të madh të tyre që preferonë t’I kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar. Mirëpo a kanë mbetur të kënaqur ata? Cilat janë problematikat që kanë hasur më së shumti këto pushues?  Në një intervistë në emisionin “Rreze dielli’’ diskuatuam mbi turizmin, ku gazetarja kosovare  Albina Zeneli tregoi eksperiencën e saj si turiste në Shqipëri:

“Ishim para dy javësh në jug, po si nuk kishte as edhe një polic, unë nuk kam rastisur të shoh asnjë polic domethënë në pikat ku ato duhet të ishin, shpejtësia ka qenë marramendëse dhe disa herë jemi rrezikur. Nga fieri deri në jug nuk kemi hasur ndonjë vend ku policia ka dënuar. Ndërsa shërbimi ishte në nivel të lartë por çmimet janë dyfish më të larta por nëse e krahasojmë Shëngjinin dhe Jugun ka dallimet shumë të mëdha. Shëngjjini I pret njerëzit jo me aq ngritje cmimesh sa jugu, ku parkimi kushtonte dikur tek 600 qind lekë për dy tre orë” tha ajo.

Ndërsa foli edhe për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur sëfundmi dhe si kanë ndikuar ata tek pushuesit:

“Unë rastisa të shtunën dhe të dielën kishim këngëtarë dhe atmosferë ndërsa sot është totalisht ndryshe edhe pse është 28 qershor dhe sigurisht që ka ulje shumë të mëdha. Mesa pashë shumë hotele këtu janë mbyllur ose janë dhënë me qera në shfrytëzim, kështu që mendoj se kjo prek direkt ekonominë e vendit “ u shpreh ajo.

Po ashtu edhe udhërryesja turistike Aida Gjecaj u shpreh se do të kenë një ndikim të madh në turizim ngjarjet e fundit:

“Shqetësimi im muajt e fundit, ditët e fundit duke parë ngjarjet e njëpasnjëshme  që nga Saranda deri në Velipojë më shqetëson si ture Operator, më shqetëson për imazhin që po përcjellim. Kush do vij? Ne deri më sot jemi strapacuar, munduar shumë që të rregullojmë imazhin e Shqipërisë të lënë nga 97’ për tju siguruar të huajve që vijnë që ne jemi vend i sigurt, mikëpritës, kjo tek ne po bëhet shumë” përfundoi ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë