Ngjela: Berisha dëmtoi arsimin me
universitetet private, hetim diplomave

Ngjela: Berisha dëmtoi arsimin me<br />universitetet private, hetim diplomave
Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, avokat Spartak Ngjela, e ka cilësuar nismën e ndërmarrë nga qeveria në sistemin e arsimit të lartë si “ndalimi i gjëmës antiintelektuale” të bërë nga Sali Berisha ndër vite.

Përmes një postimi në faqene tij në Facebook, Ngjela shprehet se që nga viti 1991 e deri ditën e djeshme kur u njoftua nisma e qeverisë në arsimin e lartë, në Shqipëri ekzistonte një politikë antiintelektuale.

Ngjela nënvizon se largimi i intelektualëve nga Shqipëria që iu bë në vitet ’90 si dhe hapja e universiteteve private në 2005 nga qeveria Berisha, dëmtuan rëndë sistemin arsimor në vend.

Shkrimi i plotë i Spartak Ngjelës

“Në vittin 1991, teksa po binte komunizmni, u mendua me të drejtë se, arsyeja perëndimore që po rilindte në Shqipëri, do ta shkatërronte përfundimisht atinitelektualizmin hoxhist. Por nuk ndodhi kështu. Ardhja në pushtet e Sali Berishës si absolut në vitin 1992, vijoi doktrinën hoxha të atiintelektualizmit, por me metoda të tjera: sërish intelektualët do të damkoseshin, por këtë herë jo si “armiq të socializmit”, por si “shërbyes të komunizmit”. Prandaj, filloi reforama arsimore për të eliminuar akademizmin shqiptar: Universiteti Banal i Plepave Durrës, shitja e notës dhe prishja e 90 përqind të institutive shkencorë, ishte reforma Berisha. Shkencëtarët shqiptarë sot punojnë në perëndim; te dëbuar e të lënë pa punë nga reforma Sali në akademizmin shqiptar. Rrëzimi i Berishës më dhunë në vitin 1997, sikur nisi ta përmirësojë këtë gjendje, por sërish shkolla mbëti në degradim; derisa rikthimi i Saliut në vitin 2005, e kaloi antiintelektualizmin sërish në sistem. Por, tani, në vend të Shkollës së Partisë, u krijuan universitetet private që duhej të inondonin vendin me diplomim injorantësh, dhe pastaj, këta injorantë të diplomuar, të drejtonin shtetin. Ky do të ishte shteti dhe shoqëria saliiste: një injorancë që të shuante gjithçka intelektive në Shqipëri.” shkruan Ngjela në Facebook.

Ngjela shton se nisma e marrë nga qeveria duhet të vijojë, sipas tij deri në anullimin e diplomave me ligj. Ai shprehet se një hetim i imtësishëm duhet bërë në këto universitete, për të zhbërë dëmin e Sali Berishës në 20 vjet.

“Rrëzimi i Saliut, dhe mbyllja e 17 universiteteve banalë, sikur e ndërpreu dje këtë gjëmë antiintelektuale në Shqipëri. Por beteja duhet të vijojë deri dhe të anullimi i diplomave me ligj. Një audit dhe një hetim i thellë duhet bërë në këta universitete, dhe, ndonëse prokuroria është e Saliut, domethënë e antintelektualizmit, duhet bërë presion të fillojë hetimi radikal për shitjen e diplomave. Në Shqipëri duhet të fillojë beteja reale për racionalizmin e mohuar që nga viti 1945. Ky është një “revolucion në intelekt”, dhe duhet bërë patjetër. Asnjë popll nuk ka barazi ndaj intelektit; dhe intelekti i lartë i një populli është vetë vlera universale e atij populli. Këtë ka dashur t’iu heqë shqiptarëve hoxhizmi në fillim dhe Sali Berisha në këta 20 vjet.” përfundon Ngjela

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni