TIRANE - Tronditja e opinionit publik për vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë, kanë ngjallur pakënaqësi tek qytetarët, ndërsa zërat për largimin e gurvernatorit Ardian Fullani sa vijnë e shtohen. Këtij mendimi i është bashkangjitur edhe ish-deputeti i Kuvendit dhe njëkohësisht avokati Spartak Ngjela.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, avokat Ngjela i kërkon guvernatorit Fullani të mos heshtë më, por përkundrazi të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë.
Sipas Ngjelës, heshtja e Fullanit dhe veccanërisht mos dhënia e dorëheqjes nga ana e tij, është e pakuptueshme, ndërsa shton se Banka e Shqipërisë ka 20 vjet që po vidhet.
Më poshtë postimi i plotë në Facebook i Spartak Ngjelës:
“Historia e një kombi të zhvilluar europian sot ka në ecurinë e vet ngjarje të shumëllojshme. Gjithçka që ka të bëjë me natyrën njerëzore, por, siç shihet prej dekadash, atje dominojnë ngjarjet e një efekti pozitiv: zbulime shkencore, vepra artistike të bujshme, ngritje e mirëqenies dhe e kualitetit të jetës për qytetarët, rritja e pasurise kombëtare dhe mendimet e njerëzve të medhenj që janë figura kombëtare dhe ndërkombëtare. Asgjë nga këto nuk ka në Shqipri. Në njëqind vjet vetëm trishitm dhe ngjarje të efektit tepër negativ. Ja dhe sot e njejta gje: vjedhje, abuzime me pushtetin, histeri dhe klithma për armiqësi, urrejtje dhe gënjeshtra...këto janë ngjarjet tona. Ndërsa shqiptarët kokëulur nuk dine nga t'ia mbajnë. Kë të besojnë...trishtim serish si gjithmonë - vjedhje, vjedhje dhe vjedhje prape, vjedhje e pasosur dhe shume vape: do te thashe Çajupi me poezine e tij. Ja, ne kete vape gushti, kemi përpara edhe vjedhjen e Bankes Kombëtare. O Zot! edhe kjo kishte munguar. Ne fakt nuk ka pasë munguar, por tani u zbulua...Jam i bindur se keshtu ka qenë per 20 vjet...vidh e vidh e s'ka te sosur kjo para e shqiptarëve te varfër. Banka e Shqipërisë është vjedhur, shqiptarët janë të zemëruar dhe të irrituar me të drejtë, kurse Guvernatori i Bankës hesht...ndërsa shtypi po e llogarit si një Sheik. Hajde, kohe hajde! E pse rri akoma ky Guvernator ne postin e tij, pse nuk jep dorëheqjen? Përse duhet te rrije më në atë vend? As kaq nuk kupton, apo nuk e lenë ata që e kanë vendosur? Jep dorëheqjen Guvernator, dhe shko përplasu edhe me drejtesinë edhe me shtypin që të fitosh ose dinjitetin tënd, ose të vuash akuzën tënde. Kjo varet nga ty....koha historike nuk mund ta falë një ngjarje të tillë që mund te jetë zanafilla e një kobi të madh që ka kaluare mbi shpinën e shqiptarëve të varfer.” shkruan Ngjela

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com