Marrëveshja e Detit me Greqinë, Ngjela në '45 minuta': Në 2009 e çoi SHBA në Kushtetuese

Avokati dhe politikani Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv zbulon se marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë në 2009-ën, u çua në Gjykatën Kushtetuese me insistimin e SHBA-ve. Ngjela iu rikthye edhe marrëveshjeve mes dy vendeve ku çështja më e nxehtë është ajo e detit.

Ai tha se në 2009-ën, marrëveshja u çua nga SHBA në Gjykatën Kushtetuese, duke lënë të kuptohej se amerikanët shtynë kryeministrin Edi Rama, atëherë kryetar i opozitës që të kërkonte rrëzimin e paktit detar mes dy vendeve. Sipas Ngjelës, marrëveshja e firmosur nga Sali Berisha e nxirrte Greqinë deri në Otranto. 

Saliu nxori Greqinë në Ortanto, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi. Ajo marrëveshje dhe mund të ketë pasur edhe ndonjë korrupsion brenda, i ka dhënë ndihmën e vet Saliut në 2009. Mbetet për t'u parë se çfarë do zbulojë SPAK-u. Për marrëveshjen për detin nevojitej Gjykata Kushtetuese, por tani Rama nuk ka fuqi për marrëveshje të re me Greqi. Unë shkova vetë në gjykatë për detin dhe ma rrëzoi Saliu. Marrëveshjen e çoi amerika në Gjykatë dhe u rrëzua sepse Greqia dilte ne Otranto.  

Spartak Ngjela

Ngjela e quan turp kombëtar faktin që në Gjykatën e Lartë, sipas tij, kemi një gjykatës të dënuar për vjedhje në Itali. Ngjela i referohej rastit të gjyqtarit Admir Thanza të cilit Vettingu i zbuloi një dënim të padeklaruar në Itali për vjedhje në supermarket. 

Nuk ka asnjë shtet në botë anëtar të Gjykatës së Lartë të dënuar për vjedhje. E shikoni çfarë ka bërë Saliu dhe Nishani? Nuk ka të thuash nuk e dija. Është turp i madh, turp kombëtar. Ndodhemi në pozicionin historik për t’u shkëputur nga korrupsioni. Këta janë të gjithë hajdutë. 

Spartak Ngjela, politikan

"Ekzistenca e Saliut solli Ramën në politikë"
"Ekzistenca e Sali Berishës solli Edi Ramën në politikë". I këtij mendimi është Spartak Ngjela, i cili shton se nëse do kishte pushtet gjyqësor të pavarur në vitin 1992, ish-kryeministri Sali Berisha nuk do ishte pjesë e politikës sot.  

Po të kishte pushtet gjyqësor Saliu nuk dilte as në '92, as Rama nuk dilte në politikë po të kishte pushtet gjyqësor. Ekzistenca e Saliut solli Ramën në politikë. Po këtu si duhet të bëhet goditja? Majtas. Goditja penale duhet të fillojë majtas. Ta dinë mirë. Këta janë në pushtet, ose njëkohësisht. Edhe kjo tezë ka dalë nga Bonaparti i cili ishte i majtë, ishte në reformë dhe goditjen e nisi majtas. 

Spartak Ngjela

"Basha që të jetë pjesë e PD-së duhet t'i shpëtojë SPAK-ut"
Spartak Ngjela nuk e sheh të lehtë rrugëtimin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Ai thotë se PD duhet të riformulohet djathtas, ndërsa shton se Basha duhet t'i shpëtojë SPAK-ut në mënyrë që të vijojë të jetë në PD. 

PD duhet të rikonstruktohet me figurat e veta të djathta. PD-ja do riformulohet djathtas, se s'është tani parti e djathtë. Lulzim Basha që të jetë pjesë e PD duhet t'i shpëtojë SPAK-ut, Rruga e Kombit nuk është mbyllur, çështja është e hapur. Ke kaluar ndonjëherë te Rruga e Kombit? ka kthesa sepse kanë vjedhur urat, kanë bërë një autostradë gjarpërushe. Janë 215 mln euro të vjedhura. 

Spartak Ngjela

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Talenti: 13/07/2018 11:41

    te lumte Spartak por kur do te arrestohet dikush ne kete vend?

    Përgjigju
  • Qoqja: 12/07/2018 18:36

    Zoti Spartak duhet te vrasi pak ndergjegja per ate dem te madh qe ke sjell dhe ne drejesi ke qene Minisetr drejtesije dhe jo te llomotitesh neper studji si dijetar i madh kur per ket popull nuk ke dhene asgje vetem teorira dhe perralla .

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 12/07/2018 18:30

    Berisha ban shtet. Ai hapi plepat. Ai ka dash me e kall krejt drejstine dhe ka me e ba.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë