Ngjela në Report Tv: Me sistemin e ri, as Rama dhe as Basha nuk do zgjidheshin deputetë

TIRANË- Avokat Spartak Ngjela tha në Repolitix se me ndërrimin e sistemit në Shqipëri, as Rama dhe as Basha nuk do zgjidheshin deputetë. Ngjela tha se njerëzit në Shqipëri sot janë besnikë të partive dhe inatin e kanë vetëm me krerët e tyre.

"Kodi zgjedhor do jetë kodi i të gjithëve. Ajo që është më e rrezikshme është se kur bashkohen këta të dy nuk ndryshon sistemi. Opozita e re ka si kusht ndërrimin e sistemit. Po u ndërru sistemi as Basha dhe as Rama nuk zgjidhen deputetë. Ata nuk i do populli. Populli nuk do krerët, por jo partitë.

Me mazhoritarin edhe mund te kenë ndonjë shpresë sepse ka njerëz që nuk duan të tradhtojnë partitë. Ai sot tha se Reforma jonë është lajm i keq për hajdutët. Unë e kam lexuar reformën me imtësi. Kuptova që kishte pastrim.  Në institucione futet rërë dhe kur futet rërë vijnë ta ndreqin ata", u shpreh Ngjela.                                                                                

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
Murrizi: Reformën Zgjedhore do ta bëjnë deputetët që janë në Kuvend! Nuk e votojmë pa ndryshuar sistemi zgjedhor

Deputeti i Opozitës parlamentare Myslim Murrizi tha sot në studion e Repolitix se pavarësisht se nesër në tryezë do të vijnë PD dhe LSI, Reformën Zgjedhore do ta votojnë vetëm ata 122 deputetë që janë në Kuvend. Murrizi tha se opozita e re nuk do të firmosë nëse nuk do të jetë brenda reformës, ndryshimi i sistemit zgjedhor. Ai ironizoi kushtin e Bashës që nuk do të ulej në tryezë me Ramën duke thënë se ndoshta ka pranuar të vijë nesër, duke qenë kryeministri është në New York.

"Aty do të vijnë të gjitha partitë politike shqiptare. Reformën do ta bëjnë ata 122 deputetë që janë në parlament. Unë dhe ata 38 të tjerë që kemi firmosur asnjë lloj çorbe nëse nuk është ndryshimi i sistemit zgjedhore brenda. Kjo punë ka marrë fund. Dash Shehi, Nard Ndoka kanë qenë anëtarë të komisionit për Reformën Zgjedhore dhe bënë një vrimë në ujë sepse janë kundër ndryshimit të sistemit. Nuk kanë bërë asgjë. PS kur ikën këta jashtë ndërroi disa anëtarë dhe e stopuan. Unë jam shumë i kënaqur që ata janë kthyer nesër aty. Ndoshta vijnë meqë Rama është në Neë York. Por në fillim t'i kërkojnë falje demokratëve që i lanë në rrugë.

Vë bast se 18% e atyre që ke pasur kryetarë bashkie, nuk do jenë më kandidatë.  Nëse nuk ka sistem të ri ne nuk e votojmë", u shpreh Murrizi.

Ora 22:13
Kulluri në Report Tv: Çelësi i ndryshimit është reformimi i të djathtës, s'ka Lulzim Bashë ta ndalojë! E finalizojmë këtë javë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri foli në Repolitix për lëvizjen kundër liderit të PD Lulzim Basha. Kulluri tha se çelësi i ndryshimit  për zgjidhjen e krizës politike është reformimi i të djathtës. Kulluri tha se lëvizja që ka nisur bashkë me disa kolegë të tjerë të djathtë mund të finalizohet këtë javë, ndërsa u shpreh se ndryshimin e partisë 'Nuk ka Lulzim Bashë që ta ndalojë'.

" Me politikë duhet të merren më të mirët. Sot jemi në një mediokritet të paprecedentë. Nga PS nuk pres ndonjë revolucion. Çelësi i ndryshimit sot është reformimi i të djathtës. Bashkë me disa kolegë kemi nisur një tur reformimi i cili besoj se këtë javë do të finalizohet. Sepse demokratët nuk i pyet askush, Unë bashkë me zonjën Harxhi e kemi propozuar një strukturë të re. Ne e kemi nismën brenda partisë. Nëse PD do të ndryshojë partinë nuk ka Lulzim Bashë që ta ndalojë. Shqiptarët nuk mund të rrinë me sytë nga perëndimi. Lideri duhet të dalë me votë. Nuk më ndalon dot ai që të takoj njerëz. E para punës kemi nisur bisedimet me njerëzit se çfarë duhet të bëjmë. Nëse interesi i qytetarëve është jashtë politikës, politika ka dështuar. Sot po votojnë vetëm 20 vetë. Ne e kemi shtruar si pyetje brenda partisë, ku janë votat dhe mendimet e shqiptarëve", u shpreh Kulluri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Myrto: 24/09/2019 23:21

    O Edvin se je "politikan" politiken e ben ai person qe Kane shumicen e njerezve prapa keshtu qe je I detyruar ta presesh dhe to lutesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës