Në shtator nis lëvizja 'Basha ik'

Në shtator nis lëvizja 'Basha ik'

Lulzim Basha

Një lëvizje e nisur kundër kryedemokratit Lulzim Basha në radhët e selisë blu pas 30 qershorit, duke se do të finalizohet në shtator. Pjesë e kësaj lëvizjeje pritet të jenë pikërisht zërat kritikë të Bashës duke nisur që nga Jozefina Topalli, Arben Imami, Edit Harxhi, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Arben Ristani por edhe shumë të tjerë. Përgjatë ditëve të fundit këto zëra kanë qenë mjaft kritikë ndaj liderit demokrat duke nënvizuar se problemet në PD kanë ardhur pikërisht për shkak të lidershipit të dobët. Ata kanë bërë me faj këtë të fundit për rëniet e pësuara nga partia më e madhe opozitare përgjatë muajve të fundit, duke nisur që nga djegia e mandateve e deri tek bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit, e cila u përkthye në humbje të bastioneve të djathta në pushtetin lokal.

PD tashmë ka mbetur pas përfaqësim në asnjë nivel pushteti, duke qenë se përgjatë ditëve të fundit kryetarët socialistë janë futur në bashkitë të cilat më herët drejtoheshin nga PD. Thirrjes për aksion opozitar për të mos liruar zyrat nuk iu bind as Kukësi, një bastion historik i PD, i cili nga sot drejtohet nga kryebashkiaku i ri Safet Gjici.

Nga ana tjetër edhe aleatët e djathtë paralajmërojnë një qëndrim kundër Bashës duke vendosur të regjistrohen në 'zgjedhjet' e 13 tetorit, ndërkohë që Basha vijon të këmbëngulë se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër.

Përmes një letre drejtuar KQZ-së LSI, PAA dhe PR i kërkuan sot KQZ-së të nisë organizimin e zgjedhjeve të 13 tetorit, ndërkohë që edhe më herët për kamerën e Report tv janë shprehur se do të regjistrohen në zgjedhjet që mazhoranca nuk i njeh. Pavarësisht takimit që u organizua dje në selinë blu, PD dhe aleatët duket se nuk kanë mundur të unifikojnë zërat për një qëndrim të përbashkët lidhur me këtë çështje.

Nga ana tjetër edhe presidenti Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të mbahën më 13 tetor duke deklaruar se nuk mund të pengojë një parti politike të marrë pjesë në zgjedhje dhe të kthehet në OJF, duke anashkaluar pretendimet e Bashës për bojkot pa afat.

Nuk dihet se çfarë qëndrimi do ketë Berisha pas përçarjes brenda të djathtëve, por pak muaj më parë ai e shprehu qartë qëndrimin e tij duke iu drejtuar Bashës që të bëhet lider i partisë duhet të fitojë zgjedhjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabri: 02/08/2019 22:24

    Po per ate zot ben mire te ikesh se nuk je per kete pune.

    Përgjigju
  • ANTIKAPAK rexhep leka ISH KASAP DERRASH [ KEPI ]: 02/08/2019 15:20

    O arben ristani ti je si ata qent me er ku shikon se mund të kapsh ndonjë kock hidhesh si parazit që je. Po kjo zhelefina nuk e shkatroi pd duke vjedhur me të dy duart. Pra të gjith kta të kritikës jan një tuf DALLKAUKËSH ordiner hajdut mashtrus e gënjeshtar ordiner. Nuk është vetëm lyli fajtor për ktë gjëndje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin