Ngjela në Report Tv: Rama dhe Berisha janë bashkë, Basha i ka trembur se ka përkrahjen amerikane! Shqipërinë e ka shkatërruar korrupsioni, ku i gjetën vila e pallate kur erdhën me kostume teritali

Avokati Spartak Ngjela thotë se zgjedhjet e pjesshme vendore do të jenë një test për partitë politike, e kryesisht për opozitën. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Ngjela tha se Sali Berisha nuk ka vota në Shqipëri dhe se me primaret e fundit dështoi. Ngjela beson se Berisha dhe Rama janë bashkë dhe kundër Lulzim Bashës, ndërsa shton se kreu i opozitës ka përkrahjen amerikane. Vonesën e Bashës për të propozuar kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore, Ngjela e lidh me dyshimet që mund të ketë kryedemokrati për manipulim zgjedhjesh kundër PD-së, dhe në rast se konstatohet diçka e tillë Basha nuk hyn në zgjedhje.

‘Çdo lloj zgjedhje është test. Saliu pati një goditje se i thanë nuk je person juridik. PD që do të dalë me këtë siglën e vetë është vetëm PD reale që ka kryetar Bashën. Rama është me Saliu, por nuk ka partnership, po e mban si gogol. Nuk ka vota Saliu në Shqipëri harrojeni edhe në këtë primaret e fundit dështoi. Bashën e përkrah politika amerikane, nëse konstatojnë se ka manipulim zgjedhjesh kundër PD-së, Basha nuk do hyjë në zgjedhje. Derisa vonohen diçka lëviz. Frika është se këta janë bashkë, kjo pasi Basha i ka trembur. Nuk e ka trembur me trupin e tij, por nga përkrahja amerikane. Po të jetë Basha në lojë, socialistët do të ndihmojnë Berishën. Shenjat janë se do të fitojë e majta, sepse këto janë shkatërruar.’- u shpreh Ngjela.

Duke u ndalur tek provat që mund të ketë SHBA, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, Ngjela tha se fakti që i mbajnë provat sekret ,do të thotë se nuk është korrupsioni, por veprimtari kundër Amerikës.

‘Saliun dëgjoni ju, mund të drejtohet superfuqia nga një biznesmen, si Soros?! Të kuptohemi, procesi i Saliut ka filluar nga 3-4 vjet. Mbaroi hetimi dhe e nxorën. Kanë pasur dosje për krime të rëndë plus korrupsionin. Ne nuk e dimë sesi do të precipitojë procesi penal duke u nisur kundër Ëashingtonit. Fakti që i mbajnë provat sekret do të thotë se nuk është korrupsioni, por veprimtari kundër Amerikës. Fakti që nuk i shprehin vet, më jep të kuptoj se ka të tjera shumë të rëndësishme. Berisha ka falimentuar.’- tha Ngjela.

Ngjela tha ndër të tjera se Shqipërinë e ka shkatërruar korrupsioni, por shumë shpejt të korruptuarit do të ndëshkohen nga SPAK.

‘SPAK-un e drejton SHBA. Ku i gjetën vila e pallate, erdhën me një kostum teritali, janë të gjithë të korruptuar. Pushtuan pushtetin gjyqësor e më pas bënë kërdinë.  Shqipërinë e ka shkatërruar korrupsioni. Janë të gjithë të kapur, e kishin shpresën tek Moska.’- u shpreh avokat Ngjela.

Avokat Spartak Ngjela thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të japë një vendim sot për Ilir Metën dhe fakti që po e zvarrisin do të thotë se janë shenja të kqija për presidentin. Ngjela tha se sot Gjykata Kushtetuese do të vendose nëse presidenti ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese apo jo, pasi nëse ka kryer shkelje të rëndë, Meta do të ndërshkohet dhe kallëzohet penalisht. Ngjela beson se Meta ka kryer shkelje të kushtetutës.

‘Nëse GJK thotë është shkelje e rëndë, ajo është vepër penale menjëherë kalon në akuzë penale. Presidenti ndëshkohet ose akuzohet penalisht për shkelje të rëndë kushtetuese. Që ai e bëri për destabilizim të shoqërisë shqiptare nuk diskutohet. Që është shkelje e kushtetutës nuk diskutohet është e rëndë apo e lehtë këtë do të vendosë gjykata. Ai pati fat sepse nuk ju përgjigj opozita thirrjeve të tij. Nuk ju përgjigj ta merrnin si datë, nuk e përfillën palët. Nuk mbrohesh pa fakte, ai s’ka provë juridike. Janë analiza politike jo juridike. Këtu flitet vetëm është e rëndë apo jo e rëndë shkelja, këtë do ta vendose GJK. Fakti që po e zvarrisin do të thotë se shenjat janë të këqija për Metën. Sot duhet ta japë vendimin.’ – tha Ngjela.

 

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tekniku: 02/02/2022 14:32

    O avokat.Si qytetar amerikan gjykoj ndryshe nga ty.Luli eshte nje limon qe do ta shtrydhin deri ne piken e fundit dhe pastaj do ti thone udha e "mbare"o mekatar i Berishes.Rama nuk eshte i perjetshem ne karrike,ndoshta ka ardh koha qe edhe ai te hapi krahun.Por tani per tani ne shporten e karavidheve te politikaneve shqiptare,ai i duhet si Amerikes dhe Europes per aq kohe sa do ti duhet.Ne shume raste mendimi yt avokat eshte racional por ke shume besim ne te "verteten" e atyre qe thua dhe ne disa raste eshte mendim arrogant.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër