Zbukurimet e kryeqytetit në këto prag festash nuk i ka lënë pa komentuar as kreu i PLD-së Spartak Ngjela. Ngjela i ka vlerësuar kryebashkiakut Veliaj punën me Tiranën duke thënë se "Kryetari Veliaj e kishte "flakur" krejt nga mjedisi karakterin arab të ndriçimit festiv që ishte deri vjet"

"E pashë me interes dhe kënaqësi ndriçimin festiv të Tiranës sonte...ishe i bukur...por më impresionues ishte fakti që kryetari Velia e kishte "flakur" krejt nga mjedisi karakterin arab të ndriçimit festiv që ishte deri vjet. Sukses kundër otomanizmit, është kjo arritje. Kryetari i ri duhet ta kthejë në sistem shrrënjosjen e karakterit oriental të Tiranës. A do ta bëjë dot?"-
shkruan Ngjela në Facebook

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)