Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Report Tv ka zbuluar se ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu për planet e tij për rikthimin në politikë, Ngjela tha se kishte zhvilluar një takim me Bashën dhe se kanë lënë diçka në parim, por pa evidentuar detaje.
‘Para disa muajsh kemi zhvilluar një takim, kemi lënë diçka në parim shohim si do të operojmë. S’ka vlerë bashkëpunimi me degë të saj nëse nuk bashkohen. Duhet të ketë një kongres bashkimi. Politika ime nuk ka vija të kuqe. Vija ime e kuqe është vetëm imoralitetit. ’- tha Ngjela.
Gazetari: Me Berishën do bashkëpunoni?
‘Nuk flitet kështu Berishën e kam kundërshtar, por ajo që pengon çdo kënd është non grata në Amerikë. Nuk mund të bësh marrëveshje me një njeri që është non grata në Amerikë në një kohë që është vendi që na ka dhënë një shtet të pavarur Kosovën.’- tha Ngjela.
Duke u ndalur tek vendimi i Gjykatës së Lartë, që vendosi që dosja e 21 janarit ta hetojë SPAK, Ngjela tha se ky ishte një vendim i saktë. Për avokat Ngjelën u vranë 4 njerëz të pafajshëm, e se drejtësia, e cila drejtohej nga politika u bashkua me krimin. Sipas Ngjelës drejtësia asokohe ishte si në nivelin e diktaturës.
‘Janë vrarë 4 veta të pafajshëm nga injoranca e drejtimit të një kryeministri dhe drejtësia ishte sikur nën nivelin e drejtësisë komuniste, sikur të ishte biri për shpirt i një diktatori. Shyqyr që e zgjidhën problemin. GJL u tregua e saktë që ia kaloi SPAK-ut. Do të jenë në akuzë njerëz të nivelit të lartë politik. Krimi i vrasjes së 4 personave të pafajshëm. Kjo ishte njollë e zezë. Pushteti gjyqësor u bashkua me krimin pas ishte forca politike. Nënshtrimi i pushtetit gjyqësor nga partia e punës. Nga drejtimi diktatorial. Por GJL u tregua e saktë.’- tha Ngjela.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.9%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor 2024, 17:31
-
'SPAK e drejtojnë amerikanët, opozita e trembur', Ngjela: Në '92 pushtetin e mori 'Anti-Shqiptaria'! Mosbindja civile është injorancë
9 Dhjetor 2024, 19:29
-
Spartak Ngjela: Skizoidi Berisha, në gjurmët e Enver Hoxhës
6 Dhjetor 2024, 21:42
-
Spartak Ngjela: Pse Maqedonia e Veriut është trembur nga shqiptarët?
2 Dhjetor 2024, 19:59
-
Debati për Luftën/ Historiani Kasmi: Sipas burimeve të mia, janë 11 mijë dëshmorë! Ngjela: Ballistët nuk ishin tradhtarë, menduan se gjermani do fitonte luftën
2 Dhjetor 2024, 19:57
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor 2024, 19:01
-
Ngjela për Report Tv: Rama e ka të sigurt mandatin e katërt! PD s’ka vota pa ikur Berisha, është non grata
18 Nëntor 2024, 21:09
-
Berisha dhe Meta në burg, Ngjela në Report Tv: Shanset që Trump 't’u heq dënimin' janë zero! Opozita nuk vjen dot në pushtet, duhet lidership i ri
11 Nëntor 2024, 18:16
-
'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë
4 Nëntor 2024, 20:06
-
Spartak Ngjela: Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani
4 Nëntor 2024, 11:46
-
Meta në burg, Ngjela për Report Tv: SPAK po godet në nivelet e larta! Shqiptarët s'e duan korrupsionin, s'pati revolta për arrestimin e dy liderëve të opozitës
28 Tetor 2024, 18:28
-
'SPAK nuk gabon', Ngjela për arrestimin e Metës: S' e priste! Kur të gjithë të thonë hajdut, je i tillë! Po pastrohet krimi shtetëror
22 Tetor 2024, 19:42