Ngjiten Partizani dhe Flamurtari
kriza e Tiranës nuk njeh asnjë kufi

Superliga është mbyllur me tre ndeshjet e së dielës, të cilat pavarësisht reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë kanë dhuruar shumë emocione dhe spektakël në fushë.

Kryefjala ka qenë në Vlorë, ku vendasit prisnin ekipin e Vllaznisë. Flamurtari i Gjokës i karikuar nga rezultatet pozitive të javëve të fundit arriti të mundte edhe Vllazninë duke u ngjitur afër ekipeve të kreut dhe lënë zonën e ftohtë.

Ndeshja ka përfunduar 3-1 për kuqezinjtë me golat e Zeqirit në minutat 13 dhe 78 dhe Abilaliajt në të 73, ndërsa golin e nderit për Vllazninë e ka shënuar Hajdari në të 45’.

Flamurtari mban vendin e 6-shtë me 17 pikë, duke zbritur poshtë Vllazninë më të njëjtën kuotë pikësh. Partizani gjen një tjetër fitore me një rezultat minimal 1-0 që e ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, po aq sa ka edhe Teuta. Tirana vazhdon serinë e humbjeve këtë herë në Laç 1-0 me vendasit.

Bardheblutë mbeten të fundit, këtë herë të shkëputur nga vendi i parafundit që është Kastrioti me -2 pikë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti