Ngordh shqiponja që u kryqëzua në një gardh në Përmet për t'u balsamosur! Në pranga 35-vjeçari që e keqtrajtoi, në banesë iu gjetën edhe 2 sorkadhe të vrara

Ngordh shqiponja që u kryqëzua në një gardh në Përmet për t'u balsamosur! Në pranga 35-vjeçari që e keqtrajtoi, në banesë iu gjetën edhe 2 sorkadhe të vrara

Shqiponja e varur në gardhin me tela

Shqiponja e cila u kryqëzua e gjallë në një gardh në fshatin Bual në Përmet me qëllim për t'u balsamosur, nuk u ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ngordhur. Lajmi u konfirmua për Report Tv nga veterineri Ariel Vasili i cili i shkoi në ndihmë shpendit të masakruar.

Shqiponja e llojit ‘Huta’ e kapur dhe varur në një gardh në fshatin Bual të Përmetit kishte 3 thyerje në krahun e djathtë dhe thyerje të këmbës së djathtë, siç edhe u konstatua nga veterinerët që bënë ekzaminimin mjekësor të saj.

Policia ka arrestuar 35-vjeçarin N.A, banues në Përmet i cili dyshohet se keqtrajtoi shpendin. Po ashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe dy sorkadhe të cilat ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:20
Kryqëzoi shqiponjën në gardh, arrestohet 35-vjeçari në Përmet! Në banesë iu gjetën edhe 2 sorkadhe të vrara

 

Është arrestuar 35-vjeçari i cili dyshohet se kryqëzoi në një gardh me tela një shqiponjë me qëllimin për ta balsamosur.

Policia thotë se ka arrestuar N.A, banues në Përmet, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe dy sorkadhe të cilat ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.

‘Identifikohet dhe arrestohet autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë), ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, bazuar në inteligjencën policore, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për identifikimin e autorit të keqtrajtimit të shpendit shqiponjë, ditën e djeshme, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetasit N. A., 35 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., pasi dyshohet të jetë autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 10/10/2023 06:11

    Mër karafil po të hante bukën sorkadhja e shqiponja?? A ti do ballcamos në ven të sorkadheve mër sumriq. Shyqyr që po shtohen ti shko i vret. Ptu mër zhuls

    Përgjigju
    • Osi: 10/10/2023 16:29

      Ti flet nga ndonje lagje e tiranes por ato jetojn ne fshat ne maje te malit ose buze malit. dhe mos te duket cudi qe skan as buke te hane dhe e vetmja menyre jetese eshte kjo. dhe ja shesin ndonje turisti ose lokali. ne rradhe te dyte nuk eshte shqiponje e mirefillt sic reklamohet por nje shpend qe ngjan me shqiponjen qe gjuan per minj arrash si puna skifterit. Shqiponjat nuk kapen me cark. mos u bonbardoni me lajme dhe filloni paragjykoni. te japi kushtet e jeteses te ketij fshatari se si jeton dhe do ndryshoni mendim. ketu ne mes te tirane vdiq nje femije 3 vjec dhe asnje spo mban pergjisi dhe vazhdojn punen ne klinika sikur ska ndor asgje kjo eshte alarmante. Jane ber ete gjithe mjeket bashk dhe nuk del njeri te thot qe eshte normale te nderhyet ne 14 dhembe, por meren me personin qe eshte profesor i vjeter.

  • q.mulleti.: 10/10/2023 03:41

    denojeni kete qelbesire me gjobe 5 milion leke,,dhe 100 rrahje me kamzhik,,ose thupra thane,,,nuk merr vesh ndryshe ky pis milet...

    Përgjigju
  • Iris: 10/10/2023 01:20

    Jepjani identitetin e plote maskarait,mos jepni vetem inicialet,jepjani dhe foton t'ja shohim surratin vemjes qe zvarritet e ben hije kot mbi toke! Ndiqeni deri ne fund hetimin,gjyqin e denimin e tij.Uroj qe te denohet me burgim shume te gjate dhe nese eshte gjuetar me leje, t'i hiqet pergjithemone e licensa. Uroj qe z.Brace te reagoje e te propozoje ligje me te ashpra,10-20 vjet meritojne keta kerma qe keqtrajtojne e vrasin kafshet e shpendet.Me vjen jashtezakonisht keq per fajkoin! Normalisht,mund te kishte shpetuar me nje allcim te kraheve(ne bote keshtu veprojne),por ne rastin konkret,demtimet mund te kene qene shume me te renda dhe jo vetem thyerje krahu.Kushedi sa ore,ose dite mund te kete qene kryqezuar!

    Përgjigju
  • isa: 09/10/2023 22:15

    duhen denime ezemplre per kesoj ndyrsirash, shteti ne qoftese do ta çoi deri ne fund kete pune duhet te gjobisi gjith ato qe u gjinden shpend apo kafsh te ballcamosura, keq trajtimt e gjallesave bien nji terslluk te pa pam, edhe ato kan zot

    Përgjigju
  • Qytetari: 09/10/2023 18:37

    U djegte kok e kembe ajo kasolle qe te rriti, o morrash ! Uroj. O kafshe e eger malesh, te jesh edhe ti brenda saj ! Fare e keqe !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona